Vijojnë replikat për Astirin, Vetëvendosje i përgjigjet Veliajt: S'na e mbyll dot gojën

Vijojnë replikat për Astirin, Vetëvendosje i përgjigjet Veliajt: S'na e mbyll dot gojën

Dega e lëvizjes Vetëvendosja në Shqipëri vijon replikat në distancë me bashkinë e Tiranës pas ngjarjeve të sotme në Astir. Pas reagimit të parë të degës së Vetëvendosjes në Shqipëri që bënte thirrje për ndaljen e veprimeve nga ana e organeve shtetërore të cilat sipas saj mund të shkaktojnë lëndime dhe viktima, erdhi reagimi i bashkisë që i kërkonte që të mos ndërhynte në punët e brendshme të qytetit. Dega e Vetëvendosjes nuk u ndal me kaq duke vijuar reagimin. Kryetari i bordit të Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Enis Sulstarova fton bashkinë që kritikat të mos i marrë si personale, por si i institucionale.

"Si kryetar i Bordit të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri, më duhet të shpreh shqetësimin për një deklaratë të sotme nga Bashkia e Tiranës. Bashkiakët ankohen se Lëvizja “ndërhyri në punët e brendshme të qytetit”. Është e papranueshme kjo shprehje, të ankohesh se pse qytetarët shprehin shqetësim për çështjet e qytetit të tyre. Anëtarët e bordit të Qendrës sonë, si edhe shumica dërrmuese e aktivistëve, janë shtetas të Shqipërisë, pjesa më e madhe votues e banorë të Tiranës. Megjithatë, mendojmë se jemi në të drejtën tonë kur shprehemi për çështjet e Tiranës, siç është kushdo që ia do të mirën kryeqytetit. Por duhet shtruar seriozisht pyetja se a është në të drejtën e vet kryetari i partisë që drejton bashkinë e Tiranës, kur merret vesh me Vuçiçin për “marrëveshje rajonale", në emër edhe të Kosovës?

Nuk shkon kështu, këta na thonë se shqiptari s’paska të drejtë të flasë për Tiranën, kur po të njëjtët ftojnë serbët të flasin për Kosovën, pa Kosovën. Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Tiranë e fton Bashkinë e Tiranës të mos i marrë kritikat si personale, por si institucionale. Në Republikën e Shqipërisë ne jemi të regjistruar si organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse, dhe është shenjë katastrofale kur një forcë politike e cila tashmë qeveris pa opozitë institucionale në nivel qendror e lokal, shënjestron dhe përpiqet t’ia mbyllë gojën edhe organizatave joqeveritare që nuk ia ndjekin avazin. Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri për çështjet kombëtare do të kërkojë vazhdimisht bashkëpunimin me faktorët politikë, qofshin ata në qeveri apo opozitë. Njëherazi, do të denoncojmë politikat që i shohim si të gabuara. Ne do të jemi të rreshtuar jo pas ndonjë partie, por pas ideve për zhvillim ekonomik, demokraci qytetare e të drejta njerëzore' mbyllet deklarata.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 13/11/2019 02:15

    Me sinqeritet duhet thene Qarte Ne patem Kosovaret ne Shqiperi sidomos ne Durres Shinavlash Fatkeqesisht erdhen se Milloshevic i beri reprezalje dhe gjeten vend ne Shqiperi Por me cfare u morren gjate gjithe kohes kete njerez te perzene nga Toka e tyre, Drejte ishin Spiunat e Enverit dhe kishin kapur tere detyrat ne Partine Komuniste ,si Sekretare Partie dhe thirrnin nate e dite ne mbledhjet e Nderrmarrjeve si duhet funksionuar Partia dhe shume perralla qe na zinte gjumi I kane sherbyer me deshire dhe vetmohim e deshire Komunizmit ,Enveri kishte gjetur mjaltin ne mes mjaltit ,kUR ERDHI AJO fASADE dEMOCRACY ,TI SHIHJE VELLEZERIT KOSOVARE te gjithe benin be e rrufe se u cliruam nga Komunizmi Populli Shqipetar eshte i zgjuar dhe din ti peshoje ngjarjet qe ne i thirrem vellezer ato na tregonin Partine dhe cdo foto e Enerit ishte ne Zyrat e tyre dhe i pashe edhe ne Shtepite e tyre Pra mjaft eshte mjaft Sot thone hajde baba me trego arat .Nje komshija ime nga Tepelena thonte Dashni e dendur e pjerdhur e fendur

    Përgjigju
    • Dauti: 13/11/2019 08:28

      Kosovaret dallohen per inteligjence te pake. Nga keta do ta gjejme shpetimin?

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja