Vijojnë shifrat e larta në vend, 901 raste të reja dhe 11 humbje jete nga COVID në 24 orët e fundit në Shqipëri

Vijojnë shifrat e larta në vend, 901 raste të reja dhe 11 humbje jete nga COVID në 24 orët e fundit në Shqipëri

Spitali Infektiv

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar pozitive 901 raste të reja dhe 11 humbje jete në 24 orët e fundit. Në 4 spitalet COVID po trajtohen 287 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Lajmi i mirë mbete fakti se betejën me COVID-19 e kanë fituar në 24 orët e fundit 507 qytetarë.

Nga 3864 testime të kryera në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 901 qytetarë.  Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 274 raste në Tiranë, 57 raste në Durrës, 48 raste në Vlorë, 44 raste në Shkodër, 42 raste në Elbasan dhe Sarandë, 40 raste në Lezhë, 29 raste në Lushnje, 28 raste në Kavajë, 25 raste në Krujë, 20 raste në Fier, 18 raste në Gjirokastër, 17 raste në Mat, 16 raste në Kukës, 15 raste në Korçë, 14 raste në Kurbin, 13 raste në Berat, 12 raste në Librazhd, 11 raste në Tepelenë, 9 raste në Dibër dhe Gramsh, 8 raste në Pogradec, Divjakë, Kuçovë, Patos, 6 raste në  Mallakastër, Kamëz, Skrapar, 5 raste në Rrogozhinë, Delvinë, Ura Vajgurore, Prrenjas, Bulqizë, 4 raste në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Peqin, 3 raste në Devoll, Mirditë, Roskovec, Shijak, Cërrik, Poliçan, 2 raste në Belsh, Himarë, Kolonjë, Klos, Vorë, 1 rast në Has, Memaliaj, Maliq.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 11 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 4 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Bulqizë, 1 qytetar nga Cërrik, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Korça të moshave 48-80 vjeç.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 287 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 507 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 46,927 që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (30 Janar 2021)

Raste të reja ditore       901

Të shëruar në 24 orë     507

Të shtruar në spitale     287

Humbje jete në 24 orë  11

Testime ditore              3864

Testime totale            355,349

Raste pozitive             77,251

Raste të shëruara       46,927

Raste Aktive                28,955

Humbje jete                 1369

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 16647

Fier  2225

Durrës  1604

Shkodër  1424

Elbasan  1394

Vlorë   1303

Lezhë 1035

Korçë    913

Berat  909

Gjirokastër 595

Dibër  447

Kukës 459

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Genti: 30/01/2021 19:15

    Marshalla sa mire jemi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Vedat Muriqi shënon golin e 6-të në La Liga

VIDEO/ Vedat Muriqi shënon golin e 6-të në La Liga