Vijojnë shkarkimet nga Vau i Dejes, 110 banesa me prezencë uji në Shkodër! 1400 ha të përmbytura! Rruga e Obotit e pakalueshme

Vijojnë shkarkimet nga Vau i Dejes, 110 banesa me prezencë uji në Shkodër! 1400 ha të përmbytura! Rruga e Obotit e pakalueshme

Rruga e Arbrit

Situata në Shkodër është përkeqësuar pasi vijojnë shkarkimet nga Vau i Dejes. Numri i banesave me prezencë uji ka arritur në 110 nga 30 që ishin më parë. Në total janë 1400 ha të përmbytura ndërsa rruga e Obotit mbetet me prezencë uji 85 cm.

Atje operohet me 2 mjete të kalueshmërisë së lartë së bashku me 7 forca të ushtrisë. Edhe rruga Shirq-Darragjat është e pakalueshme. Bashkia e Shkodrës kërkon pako ushqimore për të ndihmuar banorët e bllokuar nga uji, bazë ushqimore për blegtorinë dhe çizme të gjata rreth 50-60 palë për Obotin.

Por ndryshe nga zona e përmbytur në Nënshkodër, në zonat malore të Qarkut të Shkodrës ka një përmirësim të situatës ku janë të hapura të gjitha akset rrugore, ndërkohë që segmenti i vetëm I bllokuar është ai Bogë – Theth, në afërsi të tunelit, për shkak të rënies së orteqeve. Pritet që gjatë ditës së sotme firma kontraktuese të zhbllokojë edhe këtë aks rrugorë.

Në Dibër gjatë natës ka pasur reshje bore. Shoferët që lëvizin në aksin e rrugës së Bypass-it nga tuneli në Qafë-Murrizë duhet të kenë goma dimërore dhe të kenë zinxhirë ne makinë që mos të bëhen shkaktare për bllokimin e rrugës. Rruga Lure- Peshkopi është e bllokuar, por komunikimi me qendrën administrative Lurë  bëhet nga Rrësheni.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:12
Reshje bore në qarkun e Dibrës, shoferët në rrugën e Bypass në Qafë-Murrizë këshillohen të lëvizin me goma dimërore e zinxhirë

 

Në Dibër gjatë natës ka pasur reshje bore. Në zonat malore trashësia e borës shkon në 20 cm, por nuk ka bllokime. Shoferët lëvizin në aksin e rrugës së Bypass-it nga tuneli në Qafë-Murrizë duhet të kenë goma dimërore dhe të kenë zinxhirë ne makinë që mos të bëhen shkaktare për bllokimin e rrugës. Rruga Lure- Peshkopi  është e bllokuar, por komunikimi me qendrën administrative Lurë  bëhet nga Rrësheni.

Ora 09:20
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Gjatë orëve të natës, reshjet e dëborës kanë përfshirë disa zona në vendin tonë. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se qarkullimi aktualisht po vijon pa probleme.

Në njoftimin e bërë në rrjetet sociale bëhet apel që shoferët të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjetit dhe të pajisen me goma dimërore.

‘Gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet mesatar në Korçë-Dardhë, në Llogara, në Kukës-Ura e Zapodit, Pukë-Fushë Arrëz, Qafë Mali-Fierzë, Qafë Bualli-Krastë, ku është punuar me mjete borëpastruese dhe qarkullimi kryhet pa probleme. Kontraktorët me mjete e punëtorë kanë qenë në terren gjatë gjithë natës për të mbajtur qarkullimin në normalitet. Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.’- njofton ARRSH.

Ora 09:04
Reshje dëbore në Llogara, pastrohet dhe kriposet rruga! Asnjë problematikë në qarkullimin e mjeteve

Gjatë natës ka patur reshje dëbore në Llogara. Trashësia ka arritur deri në 5 cm.

Rruga është e kalueshme pasi janë 2 borëpastruese që po pastrojnë rrugën, po ashtu është duke u hedhur kripë e skorje duke mos u krijuar për asnjë çast problematika në qarkullimin e mjeteve.

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pavel Nedved harron Juventusin, gati kontrata e re në Arabinë Saudite

Pavel Nedved harron Juventusin, gati kontrata e re në Arabinë Saudite