Vijojnë surprizat në US Open/ Pas tërheqjes së Djokovic eliminohet Federer, në gjysmëfinale Williams

Vijojnë surprizat në US Open/ Pas tërheqjes së Djokovic eliminohet Federer, në gjysmëfinale Williams

US Open vijon të prodhojë surpriza të tjera pas tërheqjes së numrit 1 në botë Novak Djokovic. Largimi i serbit krijoi përshtypjen e një finaleje mes dy tenistëve më të mirë në të gjithë kohën Roger Federer dhe Rafael Nadal, po gjasat që kjo të ndodhë tani janë zero.

Arseja është se në mënyrë suprizë  Roger Federer është mposhtur në çerekfinale 5-0 me sete nga bullgari Grigor Dimitrov, I cili nga ana tjetër për herë të parë në karrierën e tij arrin në një gjysmëfinale ‘Grand Slam-i’. Kjo gjithashtu ishte edhe hera e parë në karrierë që 28-vjeçari Dimitrov mposht zvicerianin Federer. Në gjysmëfinale Dimitrov do të përballet me rusin Daniil Medvedev, i cili në çerekfinale mposhti gjithashtu një emër të njohur të tenisit si Stanislas Wawrinka.

Ndërkohë në tenisin për femra Serena Williams preu biletën e gjysmëfinales pasi në çerekfinale mposhti 2-0 me sete kinezen Wang. Një sfidë që u duk mjaft e lehtë për amerikanen e cila duelin e mbylli për 44 minuta duke fituar 6-1 dhe 6-0. Përballë në gjysmëfinale Willimas do të ketë ukrainesen Elina Svitolina.

Ne.k./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar