Dëbora/ Vijojnë të bllokuara disa zona në veri dhe verilindje, ARRSH: Ja akset ku duhet të keni kujdes

Si pasojë e reshjeve të dëborës situata vijon që të jetë problematike në disa qarqe të vendit nga veriu dhe verilindja. Qarqet ku ka zona të thella të bllokuara janë; Kukësi, Dibra, Shkodra, Gjirokastra, Lezhë por edhe Korça. Në Lezhë dhe Shkodër ka probleme me energjinë në disa zona, ndërsa në Dukagjin shkollat vijojnë të mbyllura.

Gjatë natës ka pasur reshje dëbore në lartësi. Temperaturat janë qenë të ulëta. Përsa i përket akseve nacionale, ARRSH raporton se nuk ka asnjë të bllokuar, ndërsa në disa prej tyre rekomandon përdorimin e zinxhirëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:47
Prej 13 ditësh, 115 familje të bllokuara në Bulqizë, probleme edhe në Mat

Në qarkun e Dibrës situata vijon që të jetë mjaft problematike. Në Tërnovë të Madhe dhe të Vogël në Bulqizë 115 familje janë të bllokuara prej 13 ditësh. Në këtë zonë nuk ka infermier, ndërsa banorët apelojnë për ndihmë, pasi u kanë mbaruar edhe ushqimet. Gjithashtu probleme ka edhe në Shupenzë dhe zona të tjera të thella. Edhe banorët e fshatit Selicë në njësinë administrative Komsi prej 7 ditësh vijojnë që të jenë të bllokuar dhe pa energji elektrike. Banorët apelojnë për ndihmë, pasi u kanë mbaruar ushqimet. ‘Jemi të bllokuar, askush nuk na ka ardhur në ndihmë deri tani’ shprehen ata.

Ora 10:21
-10 gradë në Shkodër, vijon i bllokuar Dukagjini, shkollat të mbyllura

Në qarkun e Shkodrës, Nj. Adm. Shosh është e bllokuar nga dëbora dhe akulli. Ka rreth 60-80 cm borë nëpër fshatra, mbi 100 cm borë në Malin e Shoshit. Në këtë zonë mungon shërbimi shëndetësor. Temperaturat e ulëta arrijnë deri -10 gradë duke kanë krijuar akull edhe në rrugët këmbësore që përbën rrezik për banorët. Ndërkohë që shkollat janë të mbyllura. Në Nj. Ad. Shalë qendra shëndetësore është e hapur, por rruga është e bllokuar. Njësia Administrative Guri i Zi  me përjashtim të zonës malore e cila ka prani të dëborës dhe ngricës pjesa tjetër është një ditë normale. Ka ndërprerje të energjisë elektrike.

Ora 10:16
Dëbora në Lezhë, fshatrat e Selitës dhe Oroshit të bllokuar dhe pa energji

Në qarkun e Lezhës po punohet për të hapur rrugët me fshatrat e thella në Nj. Ad. Selite e Orosh. Furnizimi me energji ka qene me ndërprerje ne disa zona kryesisht ne Nj.Ad. Selite e Orosh, qe furrnizohet nga nenstacioni Burrel.

Ora 09:24
Vijojnë të bllokuara zonat e thella në Libohovë dhe Këlcyrë

Në qarkun e Gjirokastrës, në bashkinë Libohovë rrugët në Nj. Ad. Zagorie, fshatrat Zhej, Lliar, Konckë, Hoshtevë, Doshnicë janë të bllokuara. Gjithashtu rruga Këlcyrë - Malëshovë - Leskaj - Limar vazhdon e bllokuar.

Ora 09:23
Dëbora në Kukës, disa fshatra vijojnë të bllokuar prej disa ditësh

Në qarkun e Kukësit vijojnë reshjet e dëborës. Në Kukës, është e bllokuar Nj.Ad. Arrën. Janë të bllokuara një pjesë e rrugëve të fshatrave të Nj.Ad.Zapod, Kalis, Bushtricë, Shishtavec, Topojan, Grykë-Çajë, Surroj dhe Malzi. Në Tropojë është e bllokuar rruga që lidh Nj.Ad. Lekbibaj me fshatrat saj. Rrugët nacionale në qark janë të kalueshme, disa prej tyre me zinxhirë;
Rruga e Kombit është e kalueshme pa zinxhirë.
Rrugët nacionale Kukës janë të kalueshme pjesërisht me zinxhirë.
Rrugët nacionale Has e Tropojë janë të kalueshme pa zinxhirë.

Ora 09:08
Dëbora dhe ngricat, ARRSH: Zonat ku duhet të përdorni zinxhirë

ARRSH raporton se nuk ka asnjë aks nacional të bllokuar, ndërsa në disa prej tyre rekomandon përdorimin e zinxhirëve.

Situata në akset kombëtare të vendit
Rajoni Verior: Gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta. Në të gjitha akset ku ka prezencë ngricash, është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorëve.
Segmentet që janë të kalueshme me zinxhir, ose pjesërisht me zinxhir janë:
Domaj-Draje Rec
Ura e Cerenecit-Steblevë
Kuben-Vasije
Peshkopi- Qafë Drajë
Peshkopi-Ushtelencë
Ura Cerenecit-Steblevë
Qafë Bualli-Krastë
Trebisht-Doganë.
Në akset e tjera qarkullimi është normal.
Rajoni Qendror: Gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta. Është punuar nga kontraktorët që në orët e para të mëngjesit për shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka prezencë ngricash.

Qarkullimi në akset e këtij Rajoni është si më poshtë:
Aksi nga Trau i Dajtit-Teleferik-Vilat Qeveritare rekomandohet përdorimi i zinxhirëve , për shkak të prezencës së ngricave.
Qafë Priskë-Shëngjergj rekomandohet përdorimi i zinxhirëve për shkak të prezencës së ngricave.
Qafë Priskë-Qafë Mollë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.
Qafë Mollë-Shëngjergj, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve, për shkak të ngricave.
Aksi Krujë Sarisalltik rekomandohet pjesërisht me zinxhir.
Lunik-Steblevë rekomandohet me zinxhir në pjesën fundore të tij.
Në akset e tjera qarkullimi është normal.

Rajoni Jugor: Gjatë natës ka pasur reshje bore në lartësi, që shkojnë 5-15 cm. Temperaturat kanë qenë të ulëta, sidomos në Qarkun e Korçës. Që në orët e para të mëngjesit, është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorit, për shkak të prezencës së ngricave në rrugë.
Qarkullimi në akset e këtij Rajoni paraqitet si më poshtë:
Në Qarkun Korçë qarkullimi rekomandohet me zinxhirë në:
Korçë Boboshticë.
Dardhë dhe Qafë Qarri - Ersekë.
Në Qarkun Gjirokastër qarkullimi normal pa probleme.
Në Qarkun Vlorë qarkullimi i mjeteve bëhet normalisht pa zinxhirë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë