Vijojnë përmbytjet në Kinë, shkon në 33 numri i viktimave

Situata e përmbytjeve në Kinë vazhdon të jetë e rëndë, ku të paktën deri tani kanë humbur jetën 33 persona dhe qindra të tjerë janë shpallur të zhdukur.

Disa qytete në Kinë vijojnë të jenë të përmbytura dhe bilanci sa vjen e bëhet më tragjik. Mediat vendase bëjnë me dije se reshjet e shiut kanë vijuar dhe gjatë orëve të fundit, duke rritur nivelin e ujit në rrugë.

Uji nëpër rrugët e provincës Henan të Kinës qendrore, zona më e prekur nga përmbytjet, ngjajnë me lumenj dhe kanë marrë përpara çdo gjë.

Më shumë se 200 000 banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre dhe transporti dhe puna janë ndërprerë në të gjithë zonën.

Një pjesë e autostradës Zhengzhou është bllokuar nga një grumbull makinash të cilat u bllokuan për shkak të përmbytjeve, duke bërë që pamjet e përmbytjes të bëhen virale.

Në orët e fundit u bë e ditur se është arritur të shpëtohen qindra njerëz nga tuneli i përmbytur i metrosë në Zhengzhou, një qytet me 12 milion banorë që shtrihet në brigjet e lumit të Verdhë në provincën qendrore Henan. Përmbytje e cila u mori jetën të paktën 12 pasagjerëve dhe la pesë të tjerë të plagosur.

Periudha e tanishme është një kohë me shi për rajonin dhe përmbytjet ndodhin çdo vit. Sidoqoftë, shkencëtarët kinezë thonë se ngrohja globale e ka bërë situatën më të rrezikshme dhe paralajmërojnë që moti ekstrem mund të bëhet më i shpeshtë në të ardhmen.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

SHBA, polici në Denver qëlloi me 36 plumba ndaj grabitësit që kishte marrë peng punonjësit e një minimarketi (VIDEO)

SHBA, polici në Denver qëlloi me 36 plumba ndaj grabitësit që kishte marrë peng punonjësit e një minimarketi (VIDEO)