Vijon aksioni i energjisë, mbi 
2100 ​kontrolle gjatë ditës së sotme

Edhe gjatë ditës së sotme, Policia e Shtetit në bashkëpunim me OSHEE, kanë vijuar punën e përbashkët në të gjithë vendin  për ndërprerjen  e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike, evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike , por edhe për vjeljen e pagesave nga  abonentët debitorë.
 
Bëhet me dije në të gjithë vendin kanë vepruar 107 grupe të përbashkëta Polici – OSHEE dhe si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 20 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 20 autorë.
 
Nga këta   janë arrestuar në flagrancë  7 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike.
Si dhe  është arrestuar në flagrancë  Shefi i Degës së Shitjes  së OSHEE-së në Mallakastër Arban Myftaraj,  pasi ka urdhëruar grupin e punës së testimit të matësve në terren për të testuar matësin elektrik të familjarit të tij Z.M, i cili është konstatuar i dëmtuar, por nga shtetasi Arban Myftaraj janë fshehur veprimet dhe të dhënat duke shpërdoruar detyrën.
 
Janë shpallur në kërkim 9 persona  pronarë biznesesh të cilëve iu është konstatuar  lidhje e paligjshme e energjisë  në bizneset  e tyre , si dhe ndiqen në gjendje të lirë 3 autorë të tjerë.
 
 Janë kryer kontrolle   të përbashkëta Polici -  OSHEE në  2.157  raste. Si dhe janë ndërprerë 1.354  lidhje të paligjshme të energjisë  dhe abonentëve debitorë.
 
Po gjatë ditës së sotme janë kontrolluar 308 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.
 
Edhe gjatë së sotme Zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Altin Qato dhe Drejtori i OSHEE Arben Seferi kanë theksuar edhe një herë se:
 
Polici e Shtetit –OSHEE  janë të vendosur  ta çojnë deri në fund punën e nisur,   deri në identifikimin dhe shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme  dhe përballjen me ligjin  të vjedhësve të energjisë elektrike, si dhe të gjithë ata punonjës të OSHEE që bëhen palë me vjedhësit e energjisë elektrike duke shpërdoruar detyrën për qëllime fitimi.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Serbi/ Studentët u rikthehen protestave në Beograd, bllokojnë pikat kryesore të qarkullimit në kryeqytet

Serbi/ Studentët u rikthehen protestave në Beograd, bllokojnë pikat kryesore të qarkullimit në kryeqytet