Vijon aksioni për prishjen e objekteve të palegalizuara në zonën e liqenit të thatë në Tiranë. Familja Cibaku ka qenë e dyta, pas familjes Peti në këtë zonë që po i nënshtrohet vendimit për prishjen e banesës 4 katëshe, të ndërtuar që në vitin 2002.

Sot familja Cibaku ishte lajmëruar për të liruar shtëpinë. Punonjës të IKMT i kishin thënë se do e shembnin banesën ditën e sotme, pas prishjes së murit rrethues të shtëpisë që prej të mërkurës së javës së kaluar. Megjithatë, banorët e kundërshtojnë këtë vendim. Ata tregojnë dokumentet e pronësisë dhe shtojnë se shteti duhet tua kishte bërë legalizimin e kërkuar që në vitin 2006

Në këtë zonë mësohet se janë rreth 24 shtëpi që do të prishen për shkak të mungesës së lejes së legalizimit. 

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com