Vijon aksioni për parandalimin e
kriminalitetit, sot 27 të arrestua

TIRANE - Policia e Shtetit ka vijuar në ditën e dytë operacionin për zbatimin e masave të Planit Operacional “Për kontrollin e territorit në funksion të parandalimit të ngjarjeve kriminale”.

Gjatë ditës së sotme, në aksion krahas Policisë së Shtetit kanë marrë pjesë edhe 31 grupe të Reparteve të FNSH-së dhe Delta Forcë, ku në pranga janë vënë 27 persona.

Sipas policisë, në mesin e të arrestuarve, 3 persona janë vënë në pranga për “Armëmbajtje pa leje”, 2 për “Armë të ftohta”, 13 për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, 2 për “Vjedhje” dhe 1 për “Tentativë vrasje”.

Gjiashtu janë ndaluar 6 persona në kërkim për “Trafik të lëndëve narkotike”, për “Vjedhje” dhe për “Mashtrim” .

Ndërkohë në Vlorë, janë sekuestruar 3 arka me predha antitank, 1 granat hedhës, fishekë, 2 thika, 1 bajontë, 1 armë gjahu dhe 1 armë zjarri, ndërsa janë

Në ditën e dytë të aksionit, janë kontrolluar gjithsej 181 ambiente kryesisht bare, lokale nate dhe te lojërave te fatit si dhe 2128 automjete, ku janë bllokuar për mungesë dokumentacioni 27 automjete.

Gjatë kontrollit policia ka pezulluar 25 leje drejtimi automjetesh për shkelje rrugore si dhe janë marë dhe masa administrative me gjobë.

Gjithashtu janë kontrolluar 1784 persona për kontrollin e identitetit dhe janë shoqëruar në ambjentet e Komisariateve të Policisë 76 shtetas për mungese te dokumentit te identifikimit.

policia e shtetit
policia e shtetit

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin

Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin