Drejtoria e Hetimit Tatimor Verior po ndërmerr aksione të vazhdueshme në kuadër të luftës për parandalimin dhe goditjen e informalitetit.

Kështu, në Shkodër është arritur të finalizohet me sukses, pas një pune investigative, aksioni për bllokimin e një magazine ku mbaheshin në sasi të mëdha mallra, të pashoqëruar me dokumente/faturë tatimore. 

Gjithashtu pas verifikimeve rezultoi se magazina që ishte e fshehur në mjediset e shtëpisë, ishte e përshtatur si e tillë dhe në të ruhej malli i gatshëm për tregtim. Ambienti ishte i padeklaruar në organet tatimore.

Përveç masave administrative të ndërmarra, për shkeljet e konstatuara, subjekti u procedua penalisht në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për “Fshehjen e të ardhurave”, si dhe për veprën “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë” 




( Mallrat e magazinës, bllokuar nga aksioni tatimor )