Një fushatë rekrutimi për 49 infermierë dhe 1 mjek infeksionist është njoftuar, nga Qendra Spitalore dhe Universitare “Nënë Tereza”, duke nxjerrë në pah nevojat e shërbimit shëndetësor për të mbushur vendet e mbetura vakante.
Emigrimi i bluzave të bardha drejt vendeve të BE-së, vijon të mbetet i lartë.
Kjo konfirmohet për Report TV nga Presidenti i Urdhërit të Mjekut, Fatmir Brahimaj.
E për pasojë nevoja për mjekë dhe specialistë është emergjente.
“Pak a shumë me të njëjtat ritme si vitet e kaluara, viti i kaluar u mbyll me 145 mjekë të larguar dhe deri tani për këtë vit kanë marrë certefikatën për sjellje të mirë 125 mjeke”, shprehet Presidenti i Urdhërit të Mjekut, Fatmir Brahimaj.
Brahimaj shpjegon shkaqet e emigrimit të mjekëve shqiptarë.
“Si gjithë të tjerët shkojnë për një jetë më të mirë, kjo është përgjigjja e parë që na japin. Me shpresën që në vendin ku do të shkojnë do të gjejnë vlerësim më të mirë moral dhe material, do të gjejnë mundësi të rritjes në karrierën profesionale, kushte dhe teknologji për të bërë mjeksi bashkëkohore, po ashtu mendojnë se janë më të mbrojtur”, përfundon Brahimaj
QSUT thotë se kjo fushatë punësimesh ndërmerret në kuadër të reformës së re spitalore të QSUT, që prej disa muajsh, drejtohet nga Enkelejd Joti.
Por presidenti i urdhërit të mjekut thotë se nevoja për të rekrutuar personel nga fenomeni i emigrimit të mjekëve është në të gjithë vendin.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.1%
-
Të gabuar
23.6%
-
Nuk kam mendim
11.3%
Vota total: 2398
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë
16 Janar, 22:48
-
Sondazhi i Frontline/ Rama më i pëlqyer se Berisha! Diaspora preferon më shumë kryeministrin se zgjedhësit në Shqipëri
16 Janar, 22:43
-
Luiz Ejlli i bën dedikimin e veçantë vajzës së tij nga Maldivet (FOTO)
16 Janar, 22:39
-
Spahiu: 1 nga 3 pakënaqësitë e turistëve të huaj në Shqipëri, është trafiku çmendur rrugor
16 Janar, 22:34
-
Sondazhi/ Puna e qeverisë, 47% kanë opinion negativ! Shqiptarët e diasporës më pak të dyzuar
16 Janar, 22:28
-
Disa nga figurat kryesore të Kongresit të Lushnjes
16 Janar, 22:20
-
Spahiu: Berisha në 35 vite ndërtoi makinerinë e baltës mediatike si presion në familjet e kundërshtarëve
16 Janar, 22:16
-
Sondazhi i Frontline/ Trafiku në Shqipëri, më shumë se 55% e shohin më të rënduar se në vendet fqinje
16 Janar, 22:10
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
Spahiu: Trump 4 vjet s’do e ketë në axhendë fare Shqipërinë, por do ja delegoj një diplomati si Yuri Kim
16 Janar, 21:51
-
Ironia e Spahiut: Trump do mbështes Berishën, aq sa e mbështeti në mandatin e parë
16 Janar, 21:45
-
Dëshmia e ish-kuzhinierit të kryeministrit: Një javë para se Mehmet Shehu të vriste veten, mua më dhanë lejen
16 Janar, 21:44