Vijon gara për kreun e
FRESSH në qytetin e Pukës

Vijon gara për kreun e <br />FRESSH në qytetin e Pukës
TIRANE - Gara për kreun e ri eurosocialist ka vijuar në ditën e dytë të saj, në qytetin e Pukës. Ashtu si edhe një ditë më parë në Korçë, të gjashtë kandidatët kanë prezantuar platformat e tyre para të rinjve të qytetit si dhe kane zhvilluar një debat mes tyre.

Ky debat është ndjekur edhe nga Sekretari Organizativ, Blendi Klosi, anëtari i Kryesisë i deleguar në këtë zonë, Ditmir Bushati, deputeti i zonës Ndue Kola, si dhe Sekretari për Rininë Erjon Veliaj.

Nisja e garës për kryetarin e ri të forumit eurosocialist u shpall të shtunën e kaluar në kodrat e liqenit, në Tiranë, ku të rinjtë u mblodhën së bashku.

Garuesi për FRESSH Elis Hoxha deklaroi se “Ne kemi dhjetëra institucione arsimore që ofrojnë diploma por jo vende pune”.

Kandidati i dytë Juxhin Çela deklaroi se: “Vizioni im është për të rinjtë të cilët të ngjisin shkallët gjithmonë e më lartë brenda forumit me meritokraci”.

Kandidatja e tretë Elisa Spiropali deklaroi se: “E them me sigurinë më të madhe se të rinjtë janë në ditët e sotme, elementi më i dobishëm për rimëkëmbjen e vendit”.

Kandidatja e katërt Joleza Koka deklaroi se: “Vota juaj për mua nuk do të shënoj fundin e një gare, por do të shënoj fillimin e një gare”.

Kandidatja e pestë Maria Myridinas deklaroi se: “Kam ardhur këtu që të gjejmë një zgjidhje të përbashkët. Që guximit tuaj ta shndërrojmë në fuqi për ndërtimin e Shqipërisë së re”.

Kandidati i gjashtë Artur Micko deklaroi se: “Forca më e madhe e veprimit në mbarë historinë botërore ka qenë, është dhe pa më të voglin dyshim do të jetë rinia”.

Gjashtë kandidatët do të paraqesin në takime të hapura me të rinjtë në qytetet kryesore të vendit platformat e tyre. Gara përfundon më 12 qershor, kur do të zhvillohet edhe kongresi zgjedhor i një prej organizatave socialiste më të rëndësishme në historinë e partisë rozë.

(kz/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)