/ATSH/. Drejtori i Policisë së Qarkut Tiranë, Ardian Çipa vijoi sot takimet mbi konkursin për dizenjimin e makinave të ardhshme të Policisë së Shtetit.
Për të vijuar këtë nismë, u zhvillua një aktivitet në shkollën e mesme "Sinan Tafaj" në Tiranë, ku morën pjesë përfaqësues të policisë dhe të arsimit.
Konkursi për dizenjimin e makinave të ardhshme të Policisë së Shtetit është mbarëkombëtar, iniciuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Përgjatë një muaji, deri në 25 nëntor, do të bëhet mbledhja e të gjitha ideve dhe dizenjove të sjella nga të rinj (14-23 vjeç) për mënyrën sesi ata duan të jetë pamja e jashtme e makinës së Policisë së Shtetit.
Kjo iniciativë synon jo vetëm ndryshimin e imazhit të automjeteve të Policisë, por edhe afrimin e të rinjve me punonjës të Policisë./m.m/
/Shqiptarja.com