Vijon montimi i Urës së Madhe në Kukës, nis vendosja e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimi i tyre

KUKËS - Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa pritet të nisë puna për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së plotë të projektit.

Këtë javë pritet të përfundojnë edhe punimet në dy anët e urës që lidhen me Rrugën e Kombit.

Për momentin po vendosen shtresat e stabilizantit dhe asfaltimin e tyre. Ndërkohë, segmenti 3 kilometra Kukës-Morinë vijon të jetë i bllokuar deri në përafrimin dhe asfaltimit te segmentit që lidh Urën e Madhe me Rrugën e Kombit. Aktualisht ka filluar puna për vendosjen e soletave prej betoni ne  shtratin e urës ndërsa me përfundimin e plotë të saj do të ketë ndriçim artistik.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës. Ura është strukturë hark me çelik Corten dhe ka një gjatësi totale prej 310 metra, ndërsa harku metalik ka një bazë prej 270 metra, një lartësi prej 56 metra dhe peshon rreth 5000 ton.

Ky projekt i madh konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe ne Ballkan ne tipologjinë e saj.

K.M/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion