Vijon operacioni kundër vjedhjes së energjisë, 9 persona nën pranga
TIRANË, 12 Prill/ATSH/-Drejtoria e Policisë së Shtetit ka bërë të ditur se ka vijuar me intensitet aksioni kundër vjedhësve të energjisë elektrike në të gjithë vendin. Në njoftimin e zëdhënësit të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, Gentian Mullai, bëhet e ditur se “Në të gjithë vendin gjatë kësaj jave kanë vepruar 85 grupe të përbashkëta […]
/ATSH/-Drejtoria e Policisë së Shtetit ka bërë të ditur se ka vijuar me intensitet aksioni kundër vjedhësve të energjisë elektrike në të gjithë vendin.
Në njoftimin e zëdhënësit të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, Gentian Mullai, bëhet e ditur se "Në të gjithë vendin gjatë kësaj jave kanë vepruar 85 grupe të përbashkëta Polici - OSHEE. Janë kryer kontrolle të përbashkëta Polici - OSHEE në 5.324 raste .
Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 29 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 29 autorë.
Nga këta janë arrestuar në flagrancë 8 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike . Janë shpallur në kërkim 12 persona, ndiqen në gjendje të lirë 9 persona.
Po gjatë kësaj jave janë ndërprerë 2.616 lidhje të abonentëve debitorë dhe 29 lidhje të paligjshme. Gjithashtu janë kontrolluar 98 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.
Policia e Shtetit dhe OSHEE janë të vendosur ta çojnë deri në fund punën e nisur , deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së".
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
43.2%
-
Gafë
51.9%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 5201
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eduard Zaloshnja: Rama synon 1 milion vota gjithësej dhe 84 mandate për PS-në, por…
10 Janar, 09:40
-
Gripi Shpendëve, Ministria e Bujqësisë: 4 vatra në Zall Herr, Nartë, Paskuqan dhe Karavasta! Situata në kontroll dhe nën monitorim
10 Janar, 09:39
-
Urdhër arresti i Hagës është i pavlefshëm, Netanyahu merr ftesë për të shkuar në Poloni për përkujtimin e Holokaustit
10 Janar, 09:35
-
Shiste kokainë, arrestohet 32-vjeçari në Pogradec-Qafë Thanë! Dozat iu gjetën në automjet (EMRI+VIDEO)
10 Janar, 09:30
-
Durrës/ Zbulohet ambienti ku ushtrohej prostitucioni, në kërkim dy tutoret nga Kina! Shfrytëzonin dy kineze të tjera
10 Janar, 09:20
-
GOLAT/ Fitore ‘me dhunë’, Real Madrid mposht 3-0 Mallorcan dhe gjen Barçën në finalen e Superkupës së Spanjës
10 Janar, 09:20
-
Trump shikon një takim të afërt me Putin: Ai dëshiron të takohemi dhe po vendosim
10 Janar, 09:12
-
Vijon puna në kantierin e rrugës Shirokë–Zogaj, Rama: Investim me rëndësi për zhvillimin e turizmit në zonë
10 Janar, 09:10
-
Magnezi apo Kalciumi? Cili është më i rëndësishëm për kocka të forta
10 Janar, 09:01
-
VIDEO/ Dëmtimi i rëndë, Armando Brojës iu dha oksigjen në fushë! Trajneri: Duket keq, kemi shpresa
10 Janar, 08:43
-
Media italiane 'Volo Scontato': Shqipëria mes destinacioneve evropiane që nuk duhen humbur në 2025
10 Janar, 08:37
-
Sa i përket punës, këto ditë do të merrni një lajm të mirë, horoskopi për sot
10 Janar, 08:30