Procesi i votimit në 6 bashkitë në vend ka vijuar pa problematika domethënëse deri në orën 15:00. Në një deklaratë për mediat, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi tha se problematika janë evidentuar kryesisht me kamerat e vëzhgimit dhe përdorimin e pajisjeve të identifikimit elektronik. Ai bëri me dije se në 5 qendra votimi, identifikimi është bërë manualisht dhe në 15 të tjera është bërë zëvendësimi i pajisjeve.
"Kemi marrë raportime mbi problematikat në disa QV. Në total 13% e këtyre problematikave lidhen me kamerat e vëzhgimit. 73% me përdorimin e PEI, 15% me çështje të administrimit të zgjedhjeve. 40% nga bashkia Shkodër, 30% Durrës, 12% Lushnjë, 9 %Dibër, 6% Rrogozhinë, nga Bashkia Vorë nuk ka raportime për problematika. Për pajisjen e identifikimit elektronik, në 5 qendra votimi identifikimi është bërë manualisht. Në 15 qendra votimi është bërë zëvendësimi i pajisjes elektronike të identifikimit elektronik. Në lidhje me kohën e hapjes së QV, 70% janë hapur në orën 7:00, 25% janë hapur deri në orën 07:30. Kemi bërë edhe verifikime në terren të situatës dhe nuk raportohen problematika domethënëse. Ka disa probleme me mënyrën e zhvillimit ët procesit ët votimit, që ka patur grumbullime të personave të paautorizuar, kemi komunikuar me KZAZ respektive dhe është raportuar që situata është kthyer në normalitet", tha ai.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet, mbyllet votimi, pjesëmarrja 30.33%! Celibashi: Rezultati do dalë para orës 22:00 të së hënës! Pelinku: Në 99 % e qendrave të votimit ka pasur identifikim elektronik
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Tjetër JO për negociatat nga BE, mendoni se Rama ka të drejtë me gjuhën e ashpër ndaj liderëve të Brukselit?
-
PO
84.8%
-
JO
11.9%
-
NUK E DI
3.3%
Vota total: 4764
Lajme të tjera
-
Celibashi raporton për vitin zgjedhor: Mazhoranca është legjitime! Struktura e Mbrojtjes së Votës në PD? S’kemi pasur asnjë raportim
31 Maj, 17:15
-
Përdorën spitalin e Lushnjës dhe administratën për fushatë zgjedhore, KAS gjobit kryebashkiaken e Lushnjës dhe Sekretaren e Ministrisë së Shëndetësisë
31 Maj, 15:41
-
Thellohet skandali/ Amullia me shifrat e LSI-së për lobimin e Ilir Metës në SHBA, në KQZ s'ka deklarim për paratë e shpenzuara
31 Maj, 14:24
-
KQZ: Duhet kod zgjedhor për votimet nga jashtë, të përfundojë në vjeshtën e 2023! PS: Të nisim punën! PD-LSI: Diaspora, zonë zgjedhore më vete! Jo votim me postë
24 Maj, 10:47
-
Fushatë në ambientet e një shkolle për 6 marsin, gjobitet me 100 mijë lekë kryetarja e Bashkisë së Durrësit
28 Prill, 16:02
-
Zaloshnja: Cilët janë 650 mijë votuesit gri?
27 Prill, 11:27
-
Gjykata pranon ankimimin e Alibeajt, Kume: ‘Rithemelimi’ mund të shkojë në pikën 0! Situata në PD? Vendi pa opozitë
22 Prill, 17:51
-
Zaloshnja: Pjesëmarrje e ulët në votim e zgjedhësve të rinj
20 Prill, 19:38
-
Celibashi: Reforma zgjedhore në minutat e fundit nxit konfliktin politik
20 Prill, 11:22
-
Zgjedhjet e 6 marsit, KQZ verifikim paszgjedhor! Do të kqyren fletët e votimit dhe materialet zgjedhore për 134 QV
15 Prill, 16:11
-
Celibashi thirrje PS-PD: Nisni punën për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR për reformën zgjedhore
12 Prill, 10:29
-
Zaloshnja: Partia e Bojkotuesve ishte e para...
18 Mars, 19:36