Vijon përplasja, Turqia kërcënon Kosovën: Jeni në telashe me ne, s’e prisnim këtë nga miku

Vijon përplasja, Turqia kërcënon Kosovën: Jeni në telashe me ne, s’e prisnim këtë nga miku

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu

Vijojnë akuzat dhe përplasja në distancë mes Kosovës dhe Turqisë për gylenistët. Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu ka deklaruar sot se Kosova nuk mund të shpëtohet nga vorbulla në të cilën ka rënë, raporton Anadolu Agency. Ai kërcënon se Kosova me veprimin që bëri u fut në telashe.

Kosova hyri në telashe. Pse hyri në telashe? Pse u larguan nga detyra? Ndërsa jemi shteti i dytë që njohu Kosovën pas SHBA-ve dhe jemi duke luajtur një politikë aktive në botë për njohjen e Kosovës. Presidenti ynë kurdo që ka ndonjë shtet që nuk e ka njohur Kosovën, në bisedën e tij me kryeministrin, presidentin e atij vendi ia kujton këtë.

Këtë e bëjmë sepse i besojmë kësaj. Marrëdhëniet me Serbinë janë të shkëlqyera. Pika e vetme në të cilën nuk mund të pajtohemi është Kosova. Me Serbinë i zhvilluam marrëdhëniet duke e marrë Kosovën në kllapa. Me Serbinë duam në çdo aspekt të zhvillojmë marrëdhëniet, ashtu edhe me gjithë. Por pse Kosova? Më së shumti ne investojmë. Jemi në vendin e tretë. Ka dy shkaqe; e para FETO. Kanë infiltruar në pikat më të thella të çdo institucioni. Pse i larguan nga detyra disa? Ja njëri prej atyre që erdhi, rrëfeu: Jemi duke i shkolluar fëmijët e atyre, prandaj. I marrin fëmijët e tyre, i marrin fëmijët e elitës.

Në rast se Kosova nuk mund të shpëtohet nga kjo vorbull ku ka rënë, bëhet shtet nën kontrollin e FETO-s. Jemi të detyruar si Turqi t'i tregojmë këto të fakte. Nuk i pranojmë as fjalimet që i bëjnë ndaj Turqisë. Përgjigja e miqësisë, vëllazërisë dhe mbështetjes nuk duhet të jetë kjo. A jeni miku i dy pabesëve, ose i Turqisë? Ne gjatë historisë kemi qenë mik dhe vëllezër. Edhe pas kësaj do jemi kështu. Duhet të pastrohen pabesët nga vendi jonë dhe nuk duhet të lejojmë që të marrin peng marrëdhëniet tona.

Shpresoj që Kosova të pastrohet nga këta të pabesë. Vëllezërit tanë kosovarë të gjejnë paqe, por pa marrë parasysh, qoftë në Kosovë qoftë në ndonjë vend tjetër nuk do të lejojmë strehimin e tradhtarëve ndaj nesh. Kjo nuk është përzierje në punët e brendshme të tyre. Kosova nuk duhet të strehojë në vendin e saj tradhtarët që kanë bërë grusht shteti në Turqi. Kjo është ajo që presim nga miku. Shpresojmë se pas kësaj Kosova ndërmerr hapa të përgjegjshëm dhe bën atë që kërkon miqësia dhe vëllazëria

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu

Reagimet e Turqisë erdhën pas deklaratave të Kryeministrit Ramush Haradinajt dhe Kadri Veselit se Presidenti i Turqisë po përzihet në punët e Kosovës, pasi deklaratës së fortë të Ergodan kundër qeverisë aktuale të Kosovës. Për rastin e ekstradimit të gylenistëve, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj shkarkoi nga detyra ministrin e Brendshëm, Flamur Sefaj dhe shefin e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, Driton Gashi. Erdogan kritikoi ashpër Haradinajn, duke thënë se ai “do të paguajë” për këto qëndrime.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tani: 10/04/2018 08:45

    Na kane pushtuar e masakruar per 500 vjet kane dhe goje e flasin. Ne skemi qene vellezer kemi qene te marre peng. Pastaj cfare investimesh kane bere ne KOsove keta aman, pervec xhamive (skam asgje kunder tyre)

    Përgjigju
  • Lulet: 09/04/2018 20:17

    Të lumtë dora që na I përkujtove vargjet e Anton Zako Çajupit... Paralizimi i popullit shqiptar është ndikimi turk, dhe dinakëria që e tregojnë më neve edhe sot. ME SERBËT KANË QENË VLLEZER DHE MIQ ME SHEKUJ DERI MË SOT.

    Përgjigju
  • Plasni të gjithë: 08/04/2018 05:53

    Të gjithë ju grekë e serbë plasni nga inati... idiotë e analfabetë.

    Përgjigju
  • azgani: 07/04/2018 22:10

    kush -ka-jeni ju turkia-qa doni prej kosoves ju se keni perzane shkaun prej kosoves -turkia e ka pru shkaun ne kosove - amerika na ka shlirue prej shkaut -e shkoni ne rr,sames se turkies vetem sherr kosova i ka pa- qysh kohen e hajt.hajt-osmanlive-dhe shkaut ja kann dhan mundesin me myt sa te mujn shqiptar,

    Përgjigju
  • Mali: 07/04/2018 21:00

    Problem nuk eshte Turqia dhe Sulltanet por eshte vete politika. Ne kushtet aktuale me nje demokraci te brishte ne kosove kjo e ktheu pas kosoven. Qe ky skandal te gjej nje zgjidhje duhet qe opinioni publik te ngrihet e te protestoje kunder arbitraritetit dhe shkeljeve te te drejtave te njeriut. Te ngrihet nga parlamenti nje komision hetimor dhe te hetohen pergjegjesit dhe aktiviteti i AKI-se dhe Policise se shtetit. Tashme kemi nje shtet dhe problemi jemi ne!

    Përgjigju
  • Arbëri: 07/04/2018 16:10

    Jasht Turqin nga Kosova dhe Shqipëria dhe kur Turqia është jasht atëher Rusia plaset në fyt !!!

    Përgjigju
  • arku: 07/04/2018 14:38

    "Ne gjatë historisë kemi qenë miq dhe vëllezër" thote Mevluti. Kjo eshte e paverteta me e madhe qe kam degjuar, se po te shkojme sipas historise ne me turqit nuk duhet te flasim te pakten per 500 vjet te tjera.

    Përgjigju
    • Gzimi: 07/04/2018 15:45

      Fatkeqesia me e madhe e kombit shqiptar ka qene Turqia dhe kete shqiptaret nuk e harrojne kollaj. “Zot i madh dhe i vertete, qe cdo pune e ke bere vete, Kur bere derr dhe arine, c’deshe qe bere Turqine”. A. Z. Cajupi

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë