Vijon premiera e Armand 
Borës “Ata hyjnë pa trokitur”

Vijon premiera e Armand <br />Borës “Ata hyjnë pa trokitur”
TIRANE - Regjisori Armand Bora vijon edhe këtë fundjavë shfaqjen e premierës së tij në Teatrin e Metropolit. “Ata hyjnë pa trokitur” është premiera që ka çelur sezonin e ri artistik në Teatrin e Metropolit. Historia e veprës “Ata hyjnë pa trokitur” është historia e një çifti intelektualësh të izoluar brenda ambienteve të shtëpisë së tyre në kërkim të pjesës së fajit.

Në këtë kërkim i kthehen dhe rikthehen jetës së tyre duke e parë dhe analizuar, për të gjetur gabimin. Kjo jetë, e cila del nga kujtesa ashtu siç edhe ata futin dhe nxjerrin nga valixhja plaçkat (rrobat) e tyre që i kanë bërë gati për t’i marrë me vete, për të shkuar në kampet e përqendrimit, kalon si një film përpara spektatorit, me të gjitha ngjyrimet e tij, duke nisur nga situatat komike, e duke përfunduar tek ato më dramatiket. Personazhet e veprës “Ata hyjnë pa trokitur” janë dy, burri dhe gruaja që interpretohen përkatësisht nga aktorët Alfred Trebicka dhe Rozi Kostani.

Burri është artist, instrumentist në profesion. Njëri sensibël me ndjeshmëri të lartë, që në raport me gruan e lidh që pasioni i një dashurie sublime dhe deri në bezdisjet më të vogla të një jete banale, që ata bëjnë. Gruaja edhe pse nuk ka një profesion të përcaktuar, është kthyer në simbol të bukurisë fizike dhe asaj shpirtërore. Bora thotë se për dramën është frymëzuar nga jeta e çiftit të njohur Pirro dhe Pavlina Mani, edhe pse vepra nuk është historia e tyre, por një homazh ndaj kujtesës sonë. Premiera do të ngjitet edhe sonte në skenën e Metropolit, nën interpretimin e dy artistëve të njohur të teatrit Alfred Trebickës dhe Rozi Kostanit.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 2 Nëntor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje