TIRANË- Për të dytën ditë radhazi, Ministria e Arsimit është kthyer në arenë të akteve të dhunës. Të rinj me fytyra të mbuluara kanë sulmuar godinën me gurë e molotovë dhe kanë shkulur kangjellat e trotuareve. Skenari është i njëjtë si dje, në vijë të parë për aktet e dhunës janë lënë të rinj të maskuar.
Protestuesit kanë ngritur edhe barrikada, duke vendosur kangjellat në mes të rrugës për të penguar kalimin e autobotit të Policisë. Tensionet nisën rreth orës 12:00, por vetëm pas gjysmë ore, policia pati një ndërhyje duke shoqëruar të paktën 2 persona. Por më pas u tërhoq. Një autoboot me ujë po shuan flakët në rrugë.
Protesta ishte paralajmëruar të niste në orën 14:00, por që në mëngjes studentët bojkotuan mësimin në disa fakultete, përfshirë Drejtësinë, Mjekësinë, Ekonomikun dhe Politeknikun. Një grup studentësh të Mjekësisë marshuan drejt Fakultetit të Shkencave të Natyrës, ku u bënë thirrje të rinjve t'i bashkoheshin protestës. Studentë të këtij fakulteti lanë auditorët dhe iu bashkuan marshimit. Edhe nxënës të gjimnazit “Partizani” bojkotuan mësimin dhe dogjën kosha mbeturinash në mes të Rrugës së Dibrës, duke bllokuar qarkullimin.
Lajmi në përditësim....

Protestuesit e maskuar hedhin fishekzjarre drejt policisë dhe Ministrisë! Godasin edhe autobotin
Protestursit e maskuar kanë hedhur fishekzjarre drejt policisë dhe Ministrisë së Arsimit.
Po ashtu ata kanë goditur me gurë edhe autobotin e ujit.

Protestuesit e maskuar hedhin fishekzjarre drejt policisë dhe Ministrisë! Godasin edhe autobotin
Protestursit e maskuar kanë hedhur fishekzjarre drejt policisë dhe Ministrisë së Arsimit.
Po ashtu ata kanë goditur me gurë edhe autobotin e ujit.
Uniformat blu kanë hedhur ujë për shpërndarjen e tyre.

Report Tv sjell pamjet nga protesta e dhunshme para Ministrisë së Arsimit, ku shihen gurë që fluturojnë në drejtim të efektivëve të Policisë.
Protestuesit janë rikthyer sërish pas shpërndarjes me ujë.
Ata kanë hedhur molotov drejt Ministrisë së Arsimit.
Një e re është shoqëruar nga efektivët e Policisë gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit, ndërsa dëgjohet të kundërshtojë shoqërimin duke thënë: “Po protestoj paqësisht”.
Policia ka ndërhyrë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e protestuesve që po sulmonin Ministrinë e Arsimit me gurë e molotovë, por edhe vetë efektivët.
Pas ndërhyrjes, protestuesit janë shpërndarë nëpër rrugët përreth godinës

Policia e Shtetit u ka bërë thirrje protestuesve të ndërpresin menjëherë aktet e dhunës para Ministrisë së Arsimit dhe të distancohen nga personat e maskuar.
APEL I POLICISË SË SHTETIT
Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në tubim të ruajnë qetësinë, të shmangin çdo akt dhune dhe të distancohen nga personat e maskuar që po sulmojnë punonjësit e Policisë dhe po dëmtojnë pronën publike e private.
E drejta për të protestuar është e garantuar me Kushtetutë, por dhuna ndaj punonjësve të Policisë, qytetarëve dhe institucioneve është e papranueshme dhe e dënueshme me ligj. Policia e Shtetit është në krye të detyrës për të garantuar sigurinë e çdo qytetari, ushtrimin e të drejtës së tubimit paqësor, mbrojtjen e jetës, pronës dhe institucioneve.
Apelojmë për ndërprerjen e menjëhershme të akteve të dhunës. Çdo person që kryen veprime të kundërligjshme do të mbajë përgjegjësi penale përpara ligjit. Policia e Shtetit do të vijojë të veprojë me profesionalizëm, përmbajtje dhe vendosmëri, në përputhje me ligjin, për të garantuar rendin dhe sigurinë publike. E drejta për të protestuar mbrohet. Dhuna nuk tolerohet.
Protestuesit kanë vijuar me aktet e dhunës edhe ndaj mediave. Gazetarët që po raportojnë për protestën janë sulmuar me gurë.
Protesta në Tiranë ka agravuar. Policia ka ndërhyrë autobot për shuarjen e zjarreve
Protestuesit e maskuar i vënë flakën tabelës së reklamave te rruga e Durrësit.
Protestuesit vënë koshat e plehrave në mes të rrugës, i vënë flakën
Protestuesit kanë vendosur kangjella metalike në mes të rrugës, duke krijuar një barrikadë për të penguar kalimin e autobotit të Policisë që hedh ujë.
Protesta para Ministrisë së Arsimit ka agravuar.
Teksa kanë vijuar me hedhjen e gurëve, një i ri i maskuar është ngjitur në shtyllë.
Të rinj me fytyra të mbuluara tentojnë të ngjiten mbi muret rrethuese të Ministrisë së Arsimit, ndërsa vijojnë tensionet gjatë protestës.
Një grup protestuesish të maskuar kanë arritur të hapin derën e Ministrisë Arsimit duke e sulmuar me kangjella.
Ka agravuar protesta para Ministrisë së Arsimit.
Protestuesit e maskuar kanë qëlluar me gurë drejt institucionit
Po ashtu ata kanë hequr edhe pllakat e trotuarit që ishin vendosur sot në mëngjes.
Edhe një ditë më parë ata hoqën me forcë pllakat e trotuarit.
Tensionet janë rikthyer para Ministrisë së Arsimit, ku të rinj me fytyra të mbuluara kanë shkulur kangjellat e trotuareve, i kanë grumbulluar përpara godinës dhe kanë nisur të sulmojnë me gurë.
Studentët kanë bojkotuar mësimin në disa fakultete në shenjë proteste. Për mikrofonin e Report Tv ata thonë se kërkojnë kushte më të mira për zhvillimin e mësimit.
“Kërkojmë drejtësi për protestuesit djeshëm. Duam kushte më të mira, nuk kemi laboratore për të kryer mësimin. Jemi shumë në disavantazh me studentët europianë. Në orrën 14:00 do të shkojmë te Ministria e Arsimit siç është thënë”, tha një studente e Mjekësisë
“Fillimisht kemi dalë si qytetarë. Jam studente në Fakultetin e Mjeksisë”, tha studentja.
"Kërkesat janë ato që kemi thënë në 135 ditë. duam dorëheqjen e Ramës”, tha një student i Mjekësisë.
Edhe një pjesë e studentëve të Fakultetit Ekonomik kanë bojkotuar mësimin dhe po marshojnë në drejtim të Ministrisë së Arsimit.
Studentët e Ekonomikut dhe të Shkencave Humane, në Universitetin e Vlorës nuk e kanë bojkotuar mësimin. Megjithatë, ata shprehen se e mbështesin protestën e bashkëmoshatarëve të tyre në kryeqytet.
Sipas tyre, protesta është një mënyrë për të kërkuar përmirësimin e kushteve në universitete, por theksojnë se duhet të ketë një kauzë të qartë dhe konkrete. Kërkesat duhet të përqendrohen te cilësia e mësimdhënies, përmirësimi i kushteve në auditore dhe ulja e tarifave.
"Ne e mbështesim protestën. Duam kushte më të mira", shprehen studentët.
Studentët e Mjekësisë janë zhvendosur te Fakulteti i Shkencave të Natyrës, ku u kanë bërë thirrje studentëve të bojkotojnë mësimin dhe t’i bashkohen protestës së tyre.
"Kërkojmë drjetësi për protestuesit e djeshëm. Kërkojmë kushte më të mira. ne duam të rrimë këtu, s'duam të largohemi. Por duam kushte më të mira. Kushtet janë të vështira, skemi laboratorë", tha një studente e Mjekësisë për Report Tv.
Nxënës të gjimnazit Partizani kanë bojkotuar mësimin. Ata kanë djegur koshat në mes të rrugës duke bllokuar përkohësisht qarkullimin.
Studentët e fakultetit ekonomik të universitetit ‘Aleksandër Xhuvani’ në Elbasan kanë bojkotuar mësimin më shenjë proteste.
Siç shihet edhe nga pamjet auditoret janë boshatisur.






Komente
Komento