Vijon rikonstruksioni i shkollës '1 Qershori' në Kombinat, do të jetë me një turn

Vijon rikonstruksioni i shkollës '1 Qershori' në Kombinat, do të jetë me një turn

100-vjetori i shpalljes së Tiranës Kryeqytet do ta gjejë Kombinatin me një tjetër shkollë të rikonstruktuar, që i plotëson standardet për mësim normal dhe me një turn. Pas ndërtimit të shkollës “Betim Muço”, Bashkia e Tiranës vijon punën për rehabilitimin e shkollës “1 Qershori”, e cila po i nënshtrohet një ndërhyrjeje të thellë, për herë të parë që nga ndërtimi i saj në vitin 1961.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ishte sot në kantierin e punës së kësaj shkolle dhe shprehu besimin se me këtë ritëm ajo do të hapet në kohë për nxënësit. “Po punojmë me shpejtësi që shkolla “1 Qershori” të kapë 1 qershorin e 100 vjetorit të Tiranës, si një shkollë e re, si një shkollë e shtuar, jo vetëm në numër klasash, por edhe me ambiente të reja sportive për futboll, volejboll, basketboll dhe palestër”, tha Veliaj.

Ai tha se aktualisht në kryeqytet janë hapur mbi 100 kantiere ndërtimi, ku 20 prej tyre janë shkolla.

Sipas Veliajt, fokusi i 100 vjetorit të Tiranës kryeqytet do të jetë kryesisht tek fëmijët. “Refreni i 100 vjetorit të Tiranës kryeqytet do të jetë i fokusuar tek fëmijët: Shkollat, shkollat, shkollat! Momentalisht kemi rreth 100 kantiere në Tiranë, nga të cilat 20 janë shkolla; do të thotë se prioriteti që u është dhënë fëmijëve në mandatin e parë do të vijojë edhe në këtë mandat. Nëse në 100 vitet e ardhshme të Tiranës do punojmë duke pasur parasysh fëmijët dhe jo sherret e të rriturve, do të lëmë realisht një pajë dhe do kemi hedhur piketat sesi do jetë Tirana në 100 vitet e ardhshme”, tha ai.

Veliaj nënvizoi se investimi tek ky brez është garancia më e mirë se të nesërmen do të kemi europianë dinjitozë që menaxhojnë qytetin dhe shtetin tonë. “Nëse kemi fëmijë që mezi kalojnë rrugën, që shkojnë në shkollë pasdite, që s’kanë një vend ku të luajnë, sigurisht nesër dhe për 100 vitet e tjera do kemi ca të rritur që do e bëjnë Shqipërinë dhe Tiranën çorap. Por, nëse sot investojmë tek ky brez i ri, në 100 vitet e ardhshme do kemi europianë dinjitozë, që menaxhojnë qytetin dhe shtetin tonë”, shtoi ai, njoftohet përmes zyrës për mediat në Bashkinë e Tiranës.

Bashkë me punën për shtimin e klasave dhe të laboratorëve, shkolla e re do të ketë edhe kënde sportive dhe hapësira çlodhëse, të cilat pas mësimit do të mund të përdoren nga komuniteti i zonës.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?