TIRANË- Lufta në Ukrainë dhe pasojat e saj në ekonominë globale vijojnë të jenë prezente. Në muajin shkurt, sipas INSTAT, çmimet në vendin u rritën plot 7.1% më shumë se shkurtin e vitit 2022, ndërsa një vit më parë kjo rritje ishte 3.9%, duke vuajtur pasojat e para të agresionit të Rusisë në Ukrainë. Ndërkohë, sa i takon vitit 2023, ritmi i rritjes së çmimeve duket se ka pësuar një ulje të lehtë, nga 7.2% që rezultonte inflacionit në janar, në shkurt ai zbriti në 7.1%, ose 0.1 pikë.
Ndikimin më të madh në inflacionin e muajit shkurt e kanë patur grupet “Ushqime dhe pijet jo Alkolike”, 4.8%, pasuar nga “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, me 0.59%. Në tabelat e publikuar nga INSTAT, bije në sy fakti se asnjë prej grupeve s’ka dhënë impakt negativ në rritjen e çmimeve, çka do të thotë se të gjitha grupet kanë kontribuar në rritjen e inflacionit.
Sa i përket ndryshimit të çmimeve sipas grupeve kryesore, vëmë re se, rritjen më të madhe e regjistrojnë “Ushqimet dhe pijet joalkoolike”, me 13.5%. Në këtë grupim, ushqimet kanë patur inflacionin 14%, Qumështi, veza e djathi 28%. Edhe nëngrupet e tjera të ushqimeve, me përjashtim të frutave, që kanë regjistruar rënie të inflacionit, regjistrojnë inflacion të lartë gjatë shkurtit.
Ndërkohë grupi i dytë me rritjen më të madhe është “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë”, me 6.9%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 5.5%. Sa i përket grupeve të tjera, bije në sy rritja e çmimeve për transportin, që është zbutur ndjeshëm, pranë 1.7% gjatë shkurtit. Grupi i “Energjia” ka patur një infalcion të lehtë, 3.1%.
B.K./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
82%
-
Jo
11.5%
-
S'do votoj
6.4%
Vota total: 512
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Frikë’ për krizë inflacioni nga lufta me tarifa doganore SHBA-BE! Sejko: Mund të sjellë ulje ekonomike dhe inflacion të lartë! Norma bazë e interesit mbetet 2.75%
26 Mars, 16:57
-
Inflacioni për shkurtin bie në 2.33%, në janar ishte 2.36%
24 Mars, 13:22
-
Bordi i Bankës Botërore miraton financimin shtesë prej 80 milionë USD për Shqipërinë! Modernizim digjital i sektorit publik, ja 3 fushat e investimit
11 Mars, 10:27
-
Inflacioni në shkurt 1.9%, vijon shtrenjtimi i ushqimeve! Tkurret numri i bagëtive, shtrenjtohet mishi dhe bulmeti
10 Mars, 14:58
-
Opozitari rus Rybakov: Trump i paparashikueshëm, Amerika për të është biznes, ndaj ai ngjan me Putin
9 Mars, 07:39
-
Majlinda Bregu: Marsi i grave!
2 Mars, 19:21
-
FMN në Bankën e Shqipërisë: Monitoroni kursin e këmbimit dhe inflacionin! Sejko: Ulëm interesat e kredisë konsumatore
26 Shkurt, 17:29
-
Banka Botërore: Rindërtimi i Ukrainës do të kushtojë 524 miliardë dollarë në 10 vjet
25 Shkurt, 17:46
-
Jo vetëm në kohë lufte! Për herë të parë, rezervat shtetërore do aktivizohen edhe në kohë krize çmimesh
21 Shkurt, 15:37
-
Rindërtimi i Gazës pas më shumë se një viti luftë, Banka Botërore: Nevojiten mbi 50 miliardë dollarë
18 Shkurt, 19:56
-
Banka Botërore miraton huanë 120 mln USD për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë! Ndihmë për avancimin në integrimin në BE
13 Shkurt, 18:54
-
Inflacioni bie në 1.9% por tkurrja e numrit të bagëtive shtrenjton mishin dhe bulmetin! INSTAT: Në janar 3.3 - 4% më i lartë
13 Shkurt, 16:45