Vijon vaksinimi masiv, 80 vjeçarët vaksinohen në qendrat shëndetësore/ Mjekja: Vaksinojmë deri në 200 të moshuar në ditë

Vaksinimi i qytetarëve +80 vjeç tashmë po kryhet dhe në Qendrat Shëndetësore me vaksinën Sinovac.

Një telefonatë nga mjeku i familjes mjafton të moshuarit +80 vjec të paraqiten pranë qendrave shëndetësore. Drejtoresha e QSH 4 në Tiranë, Valbona Seiti thotë se norma ditore është deri në 200 të vaksinuar.

Pacienti vjen në qendrën shëndetësore, jep një intervistë para se të kryej vaksinimin, plotësohet një formular, kryhet vaksinimi dhe pastaj qëndron 20 minuta pranë qendrën shëndetësore. Gjatë ditës së djeshme janë kryer 107 vaksinime për moshën +80 dhe ritmi është 100-200 vaksina në ditë por ne vazhdojmë vaksinojmë deri tek pacienti i fundit që ka nevojë për të kryer vaksinën”-u shpreh drejtoresha e QSH nr.4.

Të shoqëruar nga familjarë, të moshuarit pas injektimit të dozës së parë,  ndihen më të sigurt.

Si shkoi vaksinimi?

Shumë mirë, jashtëzakonisht mirë. Më pëlqeu organizimi, pritja.

Mirë, deri tani mirë jam.

Mirë, mirë shumë i sigurtë.

Shumë mirë.

Vijon vaksinimi në dy çadrat e ngritura në sheshin Skënderbej. Që prej orëve të para të mëngjesit qytetarë të moshave +70 vjec të lajmëruar nga mjeku i familjes u paraqitën për të marrë vaksinën anti-Covid.

Sheshi ‘Skënderbej’ për ditën e dytë rradhazi të ofron pamjen e të moshuarve të ulur në karrige në pritje të vaksinës.

Mrekulli, mrekulli, mrekulli! Totalisht i bindur që duhet bërë vaksina.

Shumë mirë deri tani, mrekulli. Shpresojë të na ruajë nga COVID-i. Donim ta bënim në fakt, erdhëm me dëshirë, përderisa është për të mirën tonë përse mos ta bëjmë.

Shumë mirë ndihem, jam e lumtur që ia arrita kësaj ditë ta bëj vaksinën. Vërtet doja ta bëja, edhe me lek do ta bëja jo tani që është falas.

Shumë mirë vaksina, isha e kënaqur, ambienti i mirë. Mbajtja e qetësisë dhe rregullit qe shumë e mirë dhe mua më pëlqeu dhe vaksina nuk më dhembi fare, ishalla shkon mirë deri në fund”-thanë disa prej të moshuarve.

Deri më tani në vendin tonë janë kryer mbi 78 mijë vaksinime, ndërsa ditrën e parë u vaksinuan 11,478  qytetarë në të gjithë vendin. Gjatë ditës së sotme ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu pa nga afër procesin e vaksinimit në shesh. Ajo tha se është shumë e rëndësishme që të regjistrohen të gjitha kërkesat për vaksinim që asnjë qytetar të mos mbetet pa u njoftuar dhe pa u vaksinuar.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja