'Vijoni jetën normalisht, zbukuroni shtëpitë'! Astrologia: Marrin fund tërmetet, ja cili është fenomeni i rrallë me të cilin do të përballemi në dhjetor

Ka qenë padyshim i vështirë muaji i Nëntorit, në ditët e fundit të të cilit u përballëm me një seri tërmetesh shkatërruese, të cilët morën edhe jetë njerëzish.

Ajo që mbeti pas janë rrënoja me gjak e lot, të cilat shkaktuan dhimbje e plagë që edhe ndriçimi i festimeve të fundvitit, zor se do t’i shërojë dot.

Megjithatë mes gjithë kësaj fatkeqësie, ajo që u vu re ishte solidarizimi i të gjithë shqiptarëve, të cilët u shtrinë dorën të prekurve nga tërmeti, si për të dhënë mesazhin se fatkeqësitë e mëdha, kalohen të bashkuar.

Ky humanizëm, do të vijojë të ndihet edhe përgjatë Dhjetorit.

Të paktën kështu shprehet në “Rreze Dielli” astrologia Meri Gjini, e cila ka komentuar ngjarjen e rëndë të 26 nëntorit, në një këndvështrim ndryshe: Nga pikëpamja e Yjeve dhe Planeteve!

Ashtu siç e kishte thënë po nga njëjta studio se do të përballeshim me ‘tokën’, astrologia Meri Gjini thotë, me të njëjtën siguri se e keqja ka mbaruar: Nuk do të ketë më tërmete, por paralajmëron një tjetër fenomen të rrallë.

Për cështje tërmetesh jam e sigurt dhe e them me bindje që nuk ka më shanse që të kemi tërmete. Këtë e di dhe e them me bindje. Pavarësisht se njerëzit thotë hë e pe, ra përsëri tërmet, por hiqini ato aplikacione! Ato nuk janë tërmete, janë lëkundje, gjëra normale post tërmetit. Kështuqë hiqini ato aplikacione sepse po shtoni fobinë dhe do ju shkaktojë emocione negative.”

Ajo thotë prej datën 9 dhjetor, ‘do futemi në shtëpi’, pra secili prej nesh do ndihet më i sigurt dhe do i rikthehet rutinës së përditshme. Astrologia parashikon një eklips Dielli, shumë të rrallë.

“Para se të fillojmë më shenjat, dua të them që do ketë një eklips Dielli, i pesti për këtë vit, që është një fenomen shumë i rrallë. Do të ndodhë në datë 25, në të gdhirë të datës 26”, shprehet Meri Gjini.

D.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qanikurvari: 04/12/2019 14:15

    Kjo qënka si Ilir Meta por në sensin pozitiv, ai tha do ket tërmete të forta kjo thot sdo ketë..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria