Vikena Kamenica e Deniola Kuraja 
sot koncert në Korçë për Shtrausin

Vikena Kamenica e Deniola Kuraja <br />sot koncert në Korçë për Shtrausin
TIRANE- Imazhi muzikor i Richard Strauss (Rikard Shtraus) do të vijë në Shqipëri nga Ansambli Flex së bashku me mexosopranon e njohur Vikena Kamenica dhe pianisten Deniola Kuraja. 150 vjet Richard Strauss, kjo është logoja që shoqëron koncertin, i cili do të jepet të shtunën  nga Ansambli Flex me Vikena Kamenica në orën 18.00 në Qendrën kulturore "Vangjush Mio“, Korçë. 2014-a është viti i Richard Strauss-it!

Prej lindjes së kompozitorit të njohur në mbarë botën kanë kaluar tanimë 150 vjet. Një motiv mëse i mjaftueshëm që Ansambli Flex të sjellë në Shqipëri këngët dhe pjesët me muzikë dhome të Strauss-it. Ansambli Flex është i përbërë prej: Kana Sugimura (violinë), Anna Szulc-Kapala (violë), Martha Bijlsma (çelo) dhe Endri Nini (piano).

Një ansambël i ri në moshë por i vlerësuar me çmime, të cilët kanë gjetur njëri-tjetrin në nivel muzikor në Gjermani, në Akademinë e Muzikës, Teatrit dhe Mediave në Hanover - ku edhe muzikantët ndërkombëtarë kanë studiuar. Në Shqipëri Ansambli Flex së bashku me mexosopranon e njohur Vikena Kamenica dhe pianisten Deniola Kuraja do të sjellin krahas veprave të Straus-it edhe pjesë të tjera nga Johannes Brahms dhe Gustav Mahler – në versione të dëgjuara rrallë, përpunuar për kanto dhe ansambël për muzikë dhome.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 25 Tetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje