Në Ditën Botërore të Përkujtimit të Viktimave të Trafikut Rrugor, Policia Rrugore fton të gjithë drejtuesit të ndalojnë automjetet e tyre për 1 minutë në orën 12.00 në datën 20.11.2016, në shenjë nderimi të viktimave të trafikut rrugor.

Po në këtë ditë, punonjësit e Policisë Rrugore në të gjithë vendin, do të mbajnë një shirit të zi, dhe 1 minutë heshtje në nderim të viktimave të aksidenteve rrugore.

Policia Rrugore në të gjithë vendin ka planifikuar të zhvillojë një sërë veprimtarish sensibilizuese për ndërgjegjësimin e të gjithë përdoruesve të rrugës për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com