Një fushatë e krijuar kundër sulmeve me acid nga një fondacion indian, ka nxjerrë në treg një kalendar të ri, ku janë paraqitur fotot e të mbijetuarëve të këtyre sulmeve. Qëllimi i kësaj fushate është krijimi i një tjetër këndvështrimi për të kuptuar çfarë konsiderohet realisht ‘e bukur’. Të gjitha fitimet që do të mblidhen nga fushata do të shkojnë për rehabilitimin e të mbijetuarve në Indi.

“Në një shoqëri kaq të pandjeshme sa e jona, është shumë e thjeshtë që viktima të sulmeve të tilla të humbasin vetëbesimin”,- u shprehen organizatorët në faqen e tyre në web,- “Urrejtja e të afërmve, ‘miqve’ dhe fqinjëve shkakton ngjarje të tilla cdo ditë. Fotografitë e kalendarit synojnë të zgjerojnë interpretimin rreth bukurisë”.

Gratë janë shpesh target i sulmeve me acid. Në fakt, besohet se rreth 80% e viktimave janë gra dhe vajza. Dokumentohen rreth 1,500 sulme të tilla cdo vit, pjesa më e madhe e të cilave ndodhin në Indi. Gratë shpesh bëhen viktima të sulmeve të tilla, sepse refuzojnë të kryejnë favore seksuale.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com