Viktimat e të pa vaksinuarve

Viktimat e të pa vaksinuarve

Foto ilustruese

Novak Xhokoviç, një nga tenistët më të njohur në botë, sapo u përjashtua nga pjesëmarrja në turneun e famshëm “Australian Open”. Xhokoviç, qëe ka fituar 9 herë kupën e këtij turneu, refuzoi të tregojë provat se ishte vaksinuar kundër Covid-19, që është një kriter i detyrueshëm për cilindo që do të hyjë në Australi.

“Nuk do ta zbuloj statusin tim nëse jam vaksinuar apo jo”– deklaroi ai për gazetën serbe Blic,duke e quajtur atë “një çështje private, dhe një hetim të papërshtatshëm”. Ndërkohë familja e Dejl Uiks, që vdiq muajin e kaluar në moshën 78-vjeçare, nuk do të ishte dakord me këtë qëndrim.

Uiks ishte një pacient në një spital të vogël në Ajouanrurale në SHBA, duke u trajtuar për njësepsis (mosfunksionim i një organi si pasojë e mbi–reaksionit të sistemit imunitar në përgjigje të një infeksioni). Spitali synonte ta transferonte në një spital më të madh ku mund të operohej.

Por një shtim drastik i numrit të pacientëve me COVID-19, thuajse të gjithë të pa vaksinuar, bëri që të mos kishte asnjë krevat rezervë. U deshën 15 ditë që Uiks të mund të transferohej diku tjetër, por deri atëherë ishte tepër vonë. Ai u bë një nga viktimat e shumta indirekte të Covid-19.

Pra njerëz që nuk u prekën nga koronavirusi, por që vdiqën pasi të tjerët po shfrytëzonin burimet e pakta të kujdesit shëndetësor, dhe sidomos shtretërit në repartet e kujdesit intensiv. Vajza e tij tha:“Gjëja që më mërzit më shumë është vendimi egoist i disa njerëzve për të mos u vaksinuar, dhe shpërfillja totale sesi kjo gjë ndikon tek një grup më i madh njerëzish. Kjo është pjesa që e kam vërtet të vështirë për ta përtypur”.

Muajin e kaluar, Rob Dejvidson, një mjek i repartit të urgjencës në një spital në Miçigan, shkroi një artikull për “NewYork Times”, që ofronte një panoramë të detajuar të jetës në një spital që kishte qenë vazhdimisht pranë kapacitetit maksimal për disa javë.

Shumica e pacientëve ishin me Covid-19, dhe 98 për qind e atyre që kishin nevojë për kujdes intensiv ishin të pa vaksinuar. Ajo që ndodhi me Uiks po ndodhte gjithashtu edhe në spitalin ku punon Dejvidson:Ata që kishin nevojë për trajtim më të specializuar nuk mund të transferoheshin në një spital më të madh, pasi gati çdo spital në rajon ishte tashmë plot.

Davidson nuk e sheh dot zgjedhjen për të mos u vaksinuar si një çështje private. “Qasja e tyre i detyron pacientët me apandesit të shpërthyer apo kocka të thyera të presin me orë të tëra në departamentin tim të urgjencës; shtyn operacionet për shumë njerëz të tjerë, dhe i vendos në pozita shumë të vështira mjekët dhe infermierët”.

Deri më sot ka pasur një kundërshtim të konsiderueshëm ndaj vaksinimit të detyrueshëm,kundërshtim të cilin unë kam argumentuar se është i gabuar. Me variantet e mëparshme, të pa vaksinuarit kanë më shumë gjasa që të infektojnë të tjerët.

Me variantin më infektues Omicron, shkalla në të cilën vaksinat aktuale e reduktojnë infeksionin dhe aftësinë për të përhapur virusin, është më pak e qartë. Por ne e dimë se vaksinimi e redukton ashpërsinë e sëmundjes, dhe për rrjedhojë edhe nevojën për shtrimin në spital.

Për situatën që përshkroi Dejvidson, dhe që fëmijët e Uiks besojnë se çoi në vdekjen e babait të tyre, ekziston një zgjidhje tjetër, e cila respekton si vendimet e atyre që zgjedhin të mos vaksinohen, por kërkon që ata të përballen me pasojat e zgjedhjes së tyre.

Spitalet që janë në kapacitetet e tyre maksimale apo afër tyre, duhet ta paralajmërojnë popullsinë se pas një date të caktuar-një afat që mund t’u japë kohën e mjaftueshme njerëzve që të vaksinohen plotësisht – ata do t’u japin përparësi pacientëve të vaksinuar ndaj pacientëve të pa vaksinuar ndaj Covid-19.

Pas datës së shpallur, kur një pacient i vaksinuar dhe i pa vaksinuar me Covid-19 kanë nevojë për shtratin e fundit të disponueshëm në repartin e kujdesit intensiv, aty duhet të vendoset  pacienti i vaksinuar. Nëse shtrati i fundit në këtë repart i jepet një pacienti të pa vaksinuar, pasi në atë kohë nuk kishte njeri tjetër që kishte nevojë për të, dhe më pas mbërrin një pacient i vaksinuar me nevojë më të madhe ose të barabartë me të parin, shtrati duhet t’i jepet pacientit të vaksinuar.

Pacienti i pa vaksinuar, apo familja e atij, mund të kundërshtojnë. Por nëse lëvizja është në përputhje me një politikë të shpallur më parë, dhe të gjithë kanë pasur mundësinë të vaksinohen përpara se të hynte në fuqi kjo politikë, njerëzit që bëjnë zgjedhje që ka të ngjarë të dëmtojnë të tjerët, dhe që janë paralajmëruar mbi pasojat e këtyre zgjedhjeve, duhet tëmarrin përgjegjësi për to.

Natyrisht spitalet me kapacitet të mjaftueshëm, duhet të vazhdojnë të trajtojnë sa më mirë pacientët e pa vaksinuar që janë prekur nga Covid-19. Pavarësisht nga sforcimet shtesë për stafin spitalor, të gjithë duhet të kenë dhembshurinë e mjaftueshme për t’u përpjekur të shpëtojnë jetë, edhe kur kanë përballë njerëz që kanë bërë zgjedhje idiote dhe egoiste.

Duhet të ketë përjashtime për ata pak pacientë për të cilët vaksinimi nuk është i këshilluar për arsye mjekësore, por jo për ata që pretendojnë se kanë arsye fetare. Asnjë nga fetë e mëdha nuk e refuzon vaksinimin, dhe nëse disa njerëz zgjedhin t’i interpretojnë besimet e tyre fetare si justifikime për të shmangur vaksinimin, atëherë duhet të jenë ata, dhe jo të tjerët, që duhet të përballen me pasojat.

Një politikë e tillë ka të ngjarë të rrisë normat e vaksinimit, nga e cila do të përfitojnë si të pa vaksinuarit po ashtu edhe të vaksinuarit, dhe do të shpëtojë shumë jetë, ashtu siç kanë shpëtuar deri tani ligjet për vaksinimin e detyrueshëm,duke e rritur numrin e personave të vaksinuar.

Por edhe nëse politika nuk mund të bindë më shumë njerëz të vaksinohen, të paktën më pak njerëz do të vdisnin nga problemet shëndetësore mbi të cilat nuk kanë kontroll, vetëm sepse të tjerët që e konsiderojnë vaksinimin si një “zgjedhje personale” e refuzuan atë me egoizëm, dhe përdorin burime të pakta që janë të nevojshme për të shpëtuar jetë.

Shënim: Peter Singer, profesor i bioetikës në Universitetin e Prinstonit, dhe themelues i organizatës jofitimprurëse “The Life You Can Save”. / Bota.al

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën