'Viktimat transportohen me kamionë'! Rama sjell pamjet e rënda nga SHBA, apel për shqiptarët të rrinë brenda

'Viktimat transportohen me kamionë'! Rama sjell pamjet e rënda nga SHBA, apel për shqiptarët të rrinë brenda

TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka sjellë përmes një video pamjet nga Nju Jorku  të situatës nga koronavirusi, të cilat i cilëson 'pa koment'. Në kronikë thuhet se spitalet në Nju Jork po i transportojnë viktimat me kamionë.

"Ndërsa numri i viktimave rritet në qytetin e Nju Jorkut për shkak të shpërthimit të Covid-19, disa spitale kanë marrë masa të dëshpëruara, për të përballuar dallgën e egër. Trupat e viktimave të Covid-19 janë parë duke u ngarkuar në një kamion me frigorifer, duke përdorur një vinç, jashtë qendrës spitalore të Bruklinit këtë fundjavë, ndërsa numri i të vdekurve të qytetit tashmë ka kaluar 1000.

Agjencia e lajmeve britanike The Independent raportoi se arsyeja e përdorimit të këtyre kamionëve ishte nga pamundësia e spitaleve për të mbajtur numrin e shtuar të kufomave në morgun e tyre. Deri të hënën, më shumë se 66 mijë njerëz, kanë rezultuar pozitivë në Nju Jork, dhe 1218 prej tyre vdiqën, për shkak të virusit” thuhet në kronikën e shpërndarë nga Rama, duke paralajmëruar kështu qytetarët shqiptarë që të respektojnë masat e marra dhe të qëndrojnë brenda për të shmangur skenarët tragjikë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE