Viktor Zhusti, 70-vjetori i
aktorit të heshtur prej mërgimit
Viktor Zhusti dje mbushi 70-vjetorin e lindjes. Aktualisht banon në ishullin e Evias në Greqi.
TIRANE - Viktor Zhusti dje mbushi 70-vjetorin e lindjes. Aktualisht banon në ishullin e Evias në Greqi. Vjen në Tiranë vetëm me raste premierash. Në vitin 2009, Zhusti u mbajt mend gjatë për lojën e shkëlqyer në dramën "Kush ka frikë nga Virginia Wolf", e cila qe një ndër shfaqjet më moderne dhe më të bukura të Teatrit Kombëtar në vitet e fundit.
Me partnere, një tjetër aktore të mërguar në Austri dhe të talentuar, Eva Alikajt, shfaqja e la publikun një orë e gjysmë me gojë hapur. Gazeta "Shqiptarja.com" u përpoq dje ta kontaktonte me telefon, por nuk ia dhamë dot as mesazhin e urimit për ditëlindjen. Viktor Zhusti ka lindur në Athinë, Greqi, më 8 dhjetor të vitit 1942. Nga shkaku i luftës familja e tij ndahet dhe ai vjen me babanë e tij në Shqipëri në vitin 1943. Jeton në Gjirokastër dhe 14 vjeç nis studimet në Tiranë në Lice e pastaj në Akademinë e Arteve. Që student nis të marr pjesë në disa nga shfaqjet e Tetarit Popullor.
Aty luan Petër Petrusin në dramën "Një dashuri e tillë" të P.Kolurtit; Gencin në dramën "Shtëpia në Bulevard" Fadil Paçramit. Pas diplomimit Viktor Zhusti emërohet drejtor i qendrës kulturore në Gjirokastrës ku qëndroi deri në vitin 1971. Pas këtij viti emërohet pedagog në Akademinë e Arteve në Tiranë". Galeria e roleve të Viktor Zhustit është e pasur. Ka luajtur babain te "Taulanti kërkon një motër", Albertit te "Shi në Plazh",etj. Viktor Zhusti, me nënë greke dhe baba shqiptar ndihet i lidhur me Shqipërinë, ku "që dy vjeç mësova të parën gjuhën shqipe", ka thënë ai.
Viktor Zhusti me peshën e halleve të jetës mbi supe, nuk është më ai "djali i prapë", që regjisori i ndjerë Prokop Mima e kërkonte me insistim për të interpretuar atë që u bë roli i tij i parë në fëmijëri. Për 18 vjet në mërgim, ai do të distancohej nga skena, por vitet e fundit, në vitin 2009 ai shfaqet në skenën e Teatrit Kombëtar me rolin e doktor Sternit, në komedinë "Të gjithë me huqe". Pastaj një vit më vonë me rolin e Xhorxhit te "Kush ka frikë nga Virginia Wolf", si dhe ne Filmin televiziv "Tingulli i heshtjes" në Vizion Plus, etj
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
53%
-
Jo
33.2%
-
Nuk e di
13.8%
Vota total: 1794
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tuneli i Llogarasë
29 Korrik, 08:09
-
A ka fuqinë ta shkatërrojë demokracinë një president amerikan?
29 Korrik, 08:08
-
Deputet, nga 'Hiçi'
29 Korrik, 08:07
-
Posti i komisionarit të Zgjerimit të BE-së bëhet sërish tërheqës
29 Korrik, 08:03
-
Ndryshimet në qeveri, pritet dekreti i Begajt! Rama mbledh grupin e PS, pasdite seancë e posaçme në Kuvend
29 Korrik, 07:32
-
A mund të shkaktojë luftë mes Izraelit dhe Hezbollahut sulmi që vrau 12 fëmijë?
29 Korrik, 07:29
-
Rikthehet i nxehti afrikan, sot temperatura deri në 40 gradë celsius
29 Korrik, 07:21
-
Një pikë kthese që mund të sjellë ndryshime në jetë...çfarë thonë yjet për ju sot
29 Korrik, 07:14
-
Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi
28 Korrik, 22:55
-
Veliaj: Kongresi, përgatitje për fitoren e madhe të Edi Ramës dhe PS-së në 2025: Më e mira është përpara
28 Korrik, 22:49
-
Elbasan/ Burri plagosi me thikë ish gruan, arrestohet, 48 vjeçarja dërgohet në spital (EMRI)
28 Korrik, 22:45
-
Erdogan kërcënon Izraelin: Ashtu siç kemi hyrë në Karabak dhe Libi, do bëjmë të njëjtën gjë me ta
28 Korrik, 22:26