Vila e pritjes së qeverisë
gati për privatët
Kjo rezidencë, që ndodhet pak pasi kalohet tuneli i Vlorës, ka qenë në qendër të debateve të shumta si pasojë e Vlerës së mobilimit të saj, aq më tepër në kushtet e krizës ekonomike, që ka detyruar qeverinë të bëjë jo pak herë edhe shkurtime të investimeve të parashikuara në disa sektorë prioritare për vendin.
TV Top Channel ka bërë dje publike pamje të Vilës qeveritare nr. 1 në Vlorë, rezidencë qeveritare e rikonstruktuar së fundmi nga qeveria në një shifër të përafërt me gjysmë miliardi lekë. Kjo rezidencë, që ndodhet pak pasi kalohet tuneli i Vlorës, ka qenë në qendër të debateve të shumta si pasojë e Vlerës së mobilimit të saj, aq më tepër në kushtet e krizës ekonomike, që ka detyruar qeverinë të bëjë jo pak herë edhe shkurtime të investimeve të parashikuara në disa sektorë prioritare për vendin.
Sipas kronikës, qeveritarëve nuk u ështëe dridhur dora të para shpenzimeve të tilla, si kolltukë të shtrenjtë, që janë ende në qese, ashtu siç është llampadari që dallohet në krye të dhomës. Edhe në dhomat e tjera mund të dallohen mobiljet ende te papërdorura, poltrona në qesë, tavolina të reja dhe mobilje të tjera luksoze. Më tej një salle mbledhjesh me një tryezë të gjatë dhe karrike lëkure, edhe këto të reja.
Gjatë korridoreve mund të shihen pasqyra të mëdha të punuara. Diku dallohet bari, kuzhina e madhe edhe këtu me pajisje të gjitha në qese, por edhe pishina buzë detit. Një mobilim i parashikuar për një objekt të nivelit të lartë elitar në rrymën neoklasike-moderne, që do të përdoret nga kryeministri i vendit Sali Berisha. Sipas të dhënave ende të pakonfirmuara nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, administrimi i saj i është një ish-volejbollisteje, që banon në Greqi dhe e cila duket se ka vënë emrin e saj në dispozicion për një operacion privatizimi të ardshëm.
Shpenzimet marramendëse, rikonstruksioni dy herë i vilës dhe milionat e harxhuara duket se kanë destinacion të qartë privatizimin e afërt të saj duke injoruar dhe ish-pronarët e tokës, të cilëve u është njohur pronësia, por nuk i lejojnë të afrohen aty. Vila është dhënë me qira dhe po mobilohet në emër të personit, që e ka marrë me qira me qëllim blerjen sipas ligjit të emfiteozës.
(shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.9%
-
Jo
52.8%
-
Nuk e di
9.3%
Vota total: 1138
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nis puna për ndërtimin e Parkut Urban në Spitallë të Durrësit, Rama: Hapësirë rekreative, gjelbërim, pistë biçikletash dhe terrene sportive për fëmijë
25 Nëntor, 16:07
-
Ja ç’do ndodhë në Dhjetor! Lëvizje të forta planetare, Jorgo Pulla paralajmëron shenjat…/ Horoskopi për muajin Dhjetor
25 Nëntor, 15:54
-
Operacioni i SPAK/ Masë sigurie edhe për ish-shefin e Krimeve, Dedan Gjoni! I dënuar për planin për vrasjen e Xhevdet Plakut! Në skenë edhe te dosja e Breçanit
25 Nëntor, 15:46
-
Siç i kopjojmë Italisë turizmin, gatimin, modën, sa më shpejt dhe sistemin shëndetësor!
25 Nëntor, 15:43
-
Augustin Palokaj: Fillimi i ri apo vazhdimi i të vjetrit në BE
25 Nëntor, 15:41
-
Vota e diasporës në ngërç, PS dhe PD gati për të ndryshuar Kodin Zgjedhor! Gjiknuri e Kaso për Report tv: Të adresojmë problemin
25 Nëntor, 15:40
-
Kopshti i ri në Njësinë 10, Veliaj: Do buxhetojmë sërish për çerdhe dhe kopshte të reja! Revolucion edhe për ushqimin falas të nxënësve nëpër shkolla
25 Nëntor, 15:40
-
U ekzekutua në atentat, ja si ka përfunduar makina luksoze e Klaudio Prendit! Vrasësit shenjëstruan xhamin e shoferit të ‘Mercedes G Class’
25 Nëntor, 15:38
-
Operacioni i SPAK, 21 masa sigurie! Detyrim paraqitje për 2 gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno
25 Nëntor, 15:32
-
Disfatë e rëndë për Kukësin, Vora i jep leksion! Lushnja gabon penallti në minutën e 97 kundër Pogradecit
25 Nëntor, 15:32
-
Prezantohet projekti fotografik për sfidat e shëndetit mendor. “Të kam në mendje” nga Malda Susuri në Javën Kulturore Kombëtare
25 Nëntor, 15:31
-
Operacioni i SPAK në Elbasan/ Detaje të reja, kontrolle edhe në banesat e dy ish-prokurorëve
25 Nëntor, 15:26