Vila flet si “dem i kuq”:
Partizani shpallet kampion

Vila flet si “dem i kuq”:<br />Partizani shpallet kampion
TIRANË - Partizani ka prezantuar blerjen e re, Emiljano Vila, e cila është më sensacionalja e merkatos së verës në kampionatin shqiptar të futbollit duke rritur cilësinë e futbollit tonë.
 
Prezantimi si rrallë herë u prit me interes të madh nga tifozët dhe mediat, pasi deri në momentin e hedhjes së firmës për shumë tifozë ishte e pabesueshme goditja në transferim. Të pranishëm në prezantim ishin presidenti Gaz Demi, por edhe drejtori teknik, Sulejman Starova.

Presidenti Demi i ka dorëzuar mesfushorit 26-vjeçar bluzën me numër 88-të, ndërkohë më pas Vila ka nënshkruar edhe kontratën me të kuqtë. Në fjalën e tij pas hedhjes së firmës, Vila është shprehur i kënaqur me rikthimin në atdhe në një ekip të madh si Partizani që ka numrin më të madh të tifozëve në Shqipëri.
 
Synimi i mesfushorit është fitimi i titullit kampion këtë edicion. “Vij tek Partizani për të fituar titullin kampion, jam mjaft entuziast për aventurën time të re tek të kuqtë dhe së bashku me skuadrën besoj se do të bëjmë më të mirën për të rikthyer këtë ekip tek trofetë. Zgjodha numrin 88-të pasi 11-ta i përket Nderim Nexhipit një lojtar të cilin e vlerësoj mjaft dhe është kënaqësi ta kesh në skuadër.
 
Fakti që disa lojtarë të ekipit përfaqësues janë rikthyer në kampionatin shqiptar tregon qartë që këtë sezon Kategoria Superiore do të ketë një rivalitet mjaft të madh dhe përpara na pret një sezon  emocionues” deklaroi ai.
 
I kënaqur për arritjen e marrëveshjes u shpreh edhe presidenti Demi. “Cilësitë e Emiljanos të gjithë i njohin, jam i kënaqur që e bindëm që të vishte fanellën e kuqe. Tashmë besoj se ekipi është kompletur duke qenë gati për edicionin e ri ku objektiv janë dy trofetë”. Edhe drejtori teknik vlerësoi lëvizjen e fundit në kampin e kuq duke qenë i bindur që ky edicion do të flasë vetëm për Partizanin.
 
Tashmë boshllëku nga largimi i Zhdrellës është mbushur plotësisht, pasi Vila është zëvenësuesi ideal,pasi është një mesfushor me tipare sulmuese që së bashku me Nexhipin pritet që t’i japin më shumë fantazi dhe emocione lojës së ‘demave të kuq’.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale