BARCELONË - Trajneri i ekipit të Bayernit të Mynihut Jup Hejnkes edhe pse ka arritur një avantazh të konsiderueshëm prej katër golash nuk heq dorë nga ideja për të sulmuar edhe në ndeshje e kthimit që bavarezët do të realizojnë sonte në "Camp Nou".
Tenkiu në konferencën para ndeshjes ka deklaruar se nuk do të shkojnë në Barcelonë për të mbrojtur rezultatin, pasi mund ta pësojnë më keq, por do të luajmë të barabartë duke mos e menduar ndeshjen e parë.
“Do të jetë shumë e vështirë në Barcelonë, pasi ata luajnë në fushën e tyre dhe do të tentojnë që të kthejnë një rezultat shumë të thellë.
Por ne nuk do të mbrohemi, përkundrazi do të sulmojmë ashtu sikur vepruam edhe në Gjermani në ndeshjen e parë. Kam besim që do të shkojmë në finale, personalisht më duket e pamundur që të eleminohemi” përfundon Hejnkes.
Ndërsa Havi Martinez, pasi tregon tensionin që pati në fushë me Xavin në ndeshjen e parë vlerëson shumë katalanasit për nivelin e lojës dhe forcën e tyre reale nëse do t’iu jepet shumë hapësirë në fushë për të qarkulluar topin.
Në kampin tjetër Vilanova ka përgatitur recetën për të shkuar në ‘Uembli’. “Unë kam një parim që kurrë nuk them kurrë, prandaj edhe sonte besoj më shumë se kurrë që do të kthejmë rezultatin, përsa i përket kualifikimit nuk e përjashtoj edhe kohën shtesë.
Pra sonte mund të ndodhë gjithcka, sfida me Bayernin do të mbahet mend gjatë në ‘Camp Nou’ cfarë do që do të ndodhë në fund’ thotë tekniku.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 01.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com