Tito Vilanova nuk do të jetë më trajner i ekipit të Barcelonës për edicionin e ardhshëm. Tekniku i ka paraqitur dorëheqjen presidentit të katalanasve në mëngjes për shkak të përkeqësimit të shëndetit në muajt e fundit.
Edicionin e kaluar Vilanova u detyrua të qëndronte disa muaj larg ekipit për shkak të një tumori në gjendrat limfatike.
Por atëherë kur të gjithë po mendonin se ia hodhi duke fituar betejën mbi sëmundjen e rëndë, tekniku ka marrë lajme të këqija nga analizat e fundit mjekësore.
Kjo ka sjellë edhe vendimin për t’u larguar nga drejtimi i kampionëve aktualë të Spanjës.
Trajneri i ri i Barcelonës është emëruar Joan Francesc Ferrer, i njohur si “Rubi”, i ardhur për të drejtuar nga skuadra e Gironës, në Kategorinë e Tretë Spanjolle, skuadra të moshave të Barcelonës disa javë më parë.
Në një komunikatë për mediet, presidenti Rosell deklaroi se “Barcelona ka marrë shumë goditje por përherë i ka kaluar dhe besoj se do ta përballojmë me sukses edhe këtë moment.
Për momentin, drejtimin e skuadrës do ta marrë ndihmësi Rubi Ferrer, por emrin e trajnerit të ri do ta bëjmë të ditur në fillim të javës së ardhshme, ndërsa miqësoren në Poloni e kemi anuluar”.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com