Pas dorëheqjes nga drejtimi i ekipit të Barcelonës dhe mijërave mesazhe nga anë e mbanë bota në mbështetje të tij, Vilanova përmes një letre ka falenderuar të gjithë ekipin, drejtuesit, tifozët dhe personat e tjerë që janë solidarizuar me sëmundjen e tij të rëndë.
“Falënderoj të gjithë ata më kanë mbështetur në këto momente të vështira dhe në vecanti Barcelonën, tifozët e saj presidentin Rosell dhe të gjithë stafin. Pas 5 vitesh në skuadrën e ëndrrave është momenti për një ndryshim për t’i dedikuar të gjitha forcat sëmundjes që u diagnostikua një vit e gjysmë më parë.
E di që nuk e luaj dot këtë lojë i vetëm, pasi bëj pjesë në një klub që ka demonstruar gjithnjë solidaritet dhe që do të më ndihmojë në këtë proces të gjatë, sic ka bërë edhe deri më tani. Në këto momente të vështira për mua dhe familjen, kërkoj respektin dhe mirëkuptimin e privatësisë nga mediet.
Në fund dua t’i uroj suksese trajnerit të ri që do të jetë në drejtimin e ekipit të Barcelonës, ekipit më të mirë në botë” mbyll letrën e tij ish-tekniku katalanas pas dorëheqjes nga Barcelona para dy ditësh. Ndërsa Barcelona është vendosur në kërkim të një trajneri të ri që do të zëvendësojë Vilanovën, në pole-position janë dy emra të njohur si Luis Enrike dhe Hejnkes. Rosell mund të zgjedh të hakmerret ndaj Bayenrit që mori Guardiolën duke marrë njeriun që u dha bavarezëve tripletën.
/Shqiptarja.com