Klubi gjerman, Hamburg do të shënojë 125 e themelimit të ekipit me anë të një ndeshje miqësore kundër Barcelonës më 24 korrik, ka deklaruar klubi nga veriu i Gjermanisë. "Ndeshja kundër lojtarëve të një ekipi të mrekullueshëm do të shënojë përvjetorin tonë dhe u mundëson tifozëve tanë që ti shohin ata," tha anëtari i bordit të klubit të Hamburgut, Joachim Hilke.
Por, kjo ndeshje do të jetë njëkohësisht edhe loja e parë në stolin e Barçës për trajnerin Tita Villanova. Ai zëvendësoi në stolin e Barcelonës Pepa Guardiolën, i cili drejtoi ekipin për herë të fundit në finalen e “Copa del Rey” kundër Athletic Bilbao.
Barcelona në atë ndeshje triumfoi me rezultat 3-0, ndërsa për Guardiolan ishte titulli i 14 në klubin katalonas, duke e bërë atë si trajnerin më të suksesshëm në histori.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com