Në Gjykatën e Posaçme u shty sërish seanca mes Vilma Nushi dhe deputetes së PD, Albana Vokshi e paditur për shpifje. Shkak për shtyrjen e seancës u bë sërish mungesa e deputetes Vokshi, e cila po merrte pjesë në një takim në Kuvend me delegacionin për monitorimin e zgjedhjeve.  Seanca e radhës është caktuar më datë 15 prill ora 10:30. 

Vilma Nushi dhe Shoqëria 3P Life Logistic sh.p.k,  që ka fituar koncesionin e Check Up, kanë kallëzuar Albana Vokshni për veprën penale të “Shpifjes” parashikuar nga Neni 120 i Kodit Penal.

Koncensionari thotë se në 10 vite vlera e projektit është 63 milionë euro në total, dhe jo 130 milionë euro, saç ka akuzuar Vokshi.