Kapiteni i ekipit të Manchester City, Vincent Company gjatë një konference për shtyp pas përfundimit të javës së parë të kampionatit anglez dhe gjendjes së ekipit shprehet me nota optimiste për të ardhmen. I vetmi problem që e shqetëson mbrojtësin e City është dëmtimi i sulmuesit argjentinas Sergio Aguero, i cili pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen hapëse.

Por kapiteni ka besim të plotë se sulmuesi do të rikthehet shumë shpejt në fushë. “Aguero është një armë shumë e fortë, edicionin e kaluar ai arriti që të shënonte 30 gola, duke qënë vendimtarë për arritjen e objektivit. Shpresoj që të rikthehet shpejt në fushë, megjithatë nuk kemi përse të jemi në panik sepse Manchester City ka disa futbollistë mjaft cilësorë që mund të zëvendësojnë Agueron. Carlos Tevez është një kartë që ka treguar që mund të bëjë gjithcka nëse dëshiron” përfundon Company.

(d.b/shqiptarja.com)