Kapen 650 kg kokainë në portin e Livornos, mes 5 të arrestuarve një shqiptar, luante rolin e ndërmjetësit (VIDEO)

ITALI- 650 kilogram kokainë janë sekuestruar në portin e Livornos. Droga ishte e ndarë në 582 qese të vogla dhe vinte nga vendet e Amerikës Latine.

Lidhur me ngjarjen në prangat e policisë kanë rënë 5 persona, mes të cilëve edhe një 31-vjeçar shqiptar i identifikuar si Dorian Petoku. Roli i shqiptarit ishte negocimi për drogën me trafikantët që vinin nga Amerika Latine. Ai ndihmohej nga Pavlovic, i cili së fundmi kishte shkuar në Brazil për t'u kujdesur për logjistikën e trafikut.

 

Në prangat e policisë përveç shqiptarit kanë rënë: Salvatore Casamonica, aktualisht në burg; Silvano Mandolesi, në arrest shtëpie; Tomislav Pavlovic, shtetas malazez dhe Marcello Schianffini, gjithashtu në arrest shtëpie.

Schiaffini kishte për detyrim që të kujdesej për personelin, Casamonica edhe pse në burg i dërgonte mesazhe pjesëtarëve të tjerë të grupit që të shmangnin dyshimet në mënyrë që rreziku për t'u kapur të ishte i vogël.

Të arrestuarit për kokainën e kapur në Livorno

Droga duhet që të transportohej me një avion privat, i cili për çdo rrugë do të duhej që të kalonte nga 1 ton drogë. Bashkë me drogën, trafikantët po sillnin edhe kafe, kjo për të ngatërruar qentë anti-drogë që të mos nuhasnin kokainën. Kjo sasi drogrash është një nga më të mëdhatë që është konfiskuar në 10 vitet e fundit në Itali.

Edhe pse shumë persona kanë përfunduar në prnagat e policisë, operacioni sërish po vijon për kapjen e personave të tjerë të përfshirë dhe për të mësuar destinacionin e drogës. 

Aktualisht hetime po kryehen në qytetin e Lazios dhe në zonën e Toskanës, po ashtu edhe në territorin shqiptar. Forcat italiane po bashkëpunojnë me autoritetet vendase dhe me forcat amerikane DEA.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë