SOLIDARITETI/ Capital T dërgon në Kosovë 200 të prekur nga tërmeti...Bebe Rexha anulon turin e niset drejt Shqipërisë

SOLIDARITETI/ Capital T dërgon në Kosovë 200 të prekur nga tërmeti...Bebe Rexha anulon turin e niset drejt Shqipërisë

Foto nga pasojat e tërmeteve

Tërmeti shkatërrues me pasojë dhjetëra viktima ka solidarizuar edhe emrat më të njohur shqiptarë dhe botërorë nga bota e artit apo futbollit.

Ata kanë ofruar ndihmën e tyre shpirtërore dhe financiare për banorët e mbijetuar, të cilët kanë mbetur në mëshirë të fatit.

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka lënë turin dhe po niset drejt Shqipërisë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti.

Me anë të një video në Instagram, Bebe shprehet në gjuhën angleze, se do të lërë turin e saj për dy ditë që  të vijë në Shqipëri në mënyrë që t’i dorëzojë vetë paratë që ka mbledhur dhe të sigurohet që do përdoren në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ajo gjithashtu do të jetë në terren për të ndihmuar njerëzit që po kalojnë mbrëmjet jashtë në çadra.

Dëgjova për tërmetin që ka prekur Shqipërinë dhe do të nisem për andej që të ndihmoj të prekurit me ushqime, ujë apo për tu gjetur një banesë. Dua të sigurohem që cdo dollar që është dhënë për t’I ndihmuar do të jepët në mënyrën më të drejtë të mundshme. Ju falenderoj tqë gjithëve për ndihmën që po jepni”, është shprehur Bebe.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:34
'Pranë popullit shqiptar', banderola solidarizuese nga tifozët italianë në stadium

1575236160_tif.jpg

Gjatë këtyre ditëve të trishta në të cilat është zhytur e gjithë Shqipëria, reagimet në mbështetje të të prekurëve nga tërmeti kanë qenë të shumta.

Shumë vende fqinje janë solidarizuar me Shqipërinë në këto ditë të zeza të krijuara nga tëmeti i 26 nëntorit ku humbën jetën 51 persona.

Së fundmi është parë që qindra tifozë dhe futbollistë italianë janë solidarizuar me vendin tonë gjatë të shtunës teksa kanë ngritur një banderolë në stadium me shkrimin: "Pranë popullit shqiptar."

Ka qenë ndeshja mes Gjenovës dhe Torinos ku tifozët vendas banderolën me lutjen për shqiptarët.

“Forca, Shqipëri” ishte një tjetër banderolë e shpalosur nga tifozët e Leçes në Itali.

Banderola nga tifozët e Leces
Ora 22:56
'Dhimbja nuk njeh kufij', tifozët grekë të Panathinaikos banderolë për shqiptarët

1574978057_Screenshot1012.png

Tifozët e klubit të madh të Greqisë, Panathinaikos kanë hapur në stadium një banderolë domethënëse pasi Shqipëria u godit nga tërmeti 6.4 ballë me 48 vikima si pasojë. 

"Dhimbja dhe mbeshtetja nuk njohin kufij, guxim për popullin shqiptar”-  shkruhet në banderolën e hapur nga tifozët e Panathinaikosit të Athinës, një nga ekipet më të vjetra, më të trofeshëm dhe më me histori në Greqi. Ky klub është mjaft i ndjekur dhe i pëlqyer dhe nga shumë emigrantë shqiptarë të cilët jetojnë në Greqi. Duket se tifozët grekë e kanë lënë pas racizmin ndaj shqiptarëve. 

Ora 21:11
Dua Lipa do të japë të ardhurat e kompanisë së saj për të prekurit nga tërmeti

1574971987_dua2.png

Dua Lipa ka qenë në turne këto ditë në Australi ku ka bërë disa koncerte.

E pas kësaj këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare ka qenë me pushime bashke me të dashurin Anwar.

Në një postim në Instagram, Dua ka treguar se ajo, bashkë me familjen tashmë kanë vendosur që të dhurojnë për vendin tonë të ardhurat që do të vinë nga shitja e produkteve të kompanisë së saj “Bond.nyc”.

Ky 28 Nëntor, Dita e Flamurit tonë Kombëtar, na gjen në mes të dhimbjes për jetët e humbura nga tërmeti shkatërrues në Shqipëri dhe duke qenë krenarë për solidaritetin që vëllezërit dhe motrat tona në Kosovë dhe në të gjithë botën po tregojnë për këtë tragjedi .

Si gjithmonë të gjithë jemi të bashkuar dhe të gjithë jemi duke kërkuar mënyrat më të mira për të ndihmuar familjet e prekura, fëmijët që kanë humbur prindërit e tyre, prindërit që kanë humbur fëmijët e tyre dhe miqtë që kërkojnë të gjejnë njëri-tjetrin dhe të jenë atje për të dashurit e tyre.

Çdo moment i humbur duket si një moment tepër vonë në ndërgjegjësimin në mbarë botën për këtë tragjedi, dhe kjo është arsyeja pse unë nuk mund të pres më.

Përveç donacioneve personale të mija dhe familjes sime, unë do të bashkohem me miqtë e mi Kushtrimin dhe Arbenin nga bond.nyc për të krijuar produkte të kompanisë së tyre, të cilat do të shiten në të gjithë botën dhe 100% të të ardhurave do të shkojnë drejt familjeve të prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Të gjitha të ardhurat do të shkojnë drejtpërdrejt në llogaritë zyrtare të siguruara nga Qeveria e Shqipërisë me të cilët kemi qenë në kontakt përmes miqve tanë në Prishtinë.

Ne kemi dëshmuar se jemi të fortë dhe në momentet si ky ne bashkohemi si një komb i vëllezërve dhe motrave të bashkuara.

Lutuni për Shqipërinë dhe për jetët e humbura.

Bashkohuni me mënyrën më të mirë për të ndihmuar kauzën ose të bëni vetë gjërat tuaja. Koha është gjithnjë e duhur”, ka shkruar Dua në postimin e saj.

Postimi i Duas
Ora 20:26
Këngëtaret Tuna dhe Fifi mbledhin ndihma për të prekurit nga tërmeti

1574969391_tu.png

Këngëtarja Tuna së bashku me Kryqin e Kuq në Maqedoni dhe Fifin po mbledh ndihma për viktimat e tërmetit.

Këngëtarja është njëra prej me të aktivizuarave në Maqedoni gjatë kësaj kohe që prej tërmeetit të së martës.

Sipas Tunës deri me tani janë mbledhur 40 075.1 euro.

“Sot me date 28.11.2019 në orën 11.00 ne Four,Park Hospitality Group me mbeshtetje te Kryqit te Kuq te Republikes se Maqedonise Veriore, bashke me koleget dhe miqte e mi nga Kosova, Shqiperia dhe Maqedonia mbajtem pres konferencen me inicijativen e perbashket per te grumbulluar donacione per ndihmen dhe mbeshtetjen e viktimave te prekura nga termeti ne Shqiperi.

Ne presin u drejtua sekretari gjeneral i Kryqit te Kuq te Maqedonise Veriore, Dr Sait Saiti, biznismeni dhe Zv.Kryetari i qytetit te Shkupit Z-ri Enver Maliqi si dhe artistet prezent.

'Shkupi eshte nje qytet i solidaritetit, le ta tregojme kete me vepra.' - u deklarua z-ri Enver Maliqi.

Siç është cekur nga Presidenti i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Z. Nebi Hoxha - 3 punkte janë mobilizuar në Shkup, Tetovë dhe Strugë.

Ne pres konferencen u bene te ditura donacionet e numrave 143 400 ,ku shuma e grumbulluar eshte 2.467 000 den.

Ne te njejten kohe gjate presit u ftuan qytetaret dhe kompanite e shtetit per te bere donacione ne forma monetare edhe me tutje.

Faleminderit te gjitheve per secilin kontribut tuajin! Nuk jeni vetem!”, ka shkruar Tuna.

Së bashku me Tunën dhe Fifin po bashkëpunojnë edhe figura të njohura të Maqedonisë.

Postimi i Tunës
Ora 19:16
Majk dhe Getoar Selimi japin të ardhurat nga koncertet për të prekurit nga tërmeti

1574965038_ge.png

Dyshja e grupit  Babastars, Majk dhe Getoar Selimi kanë vendosur të ndihmojnë personat e prekur nga tërmetet në Shqipëri.

Ata vendosën që të mos e ndalojnë punën e tyre, duke mbajtur kështu koncertet e planifikuara, ku një pjesë të fitimeve nga mbrëmjet muzikore do t’i ndajnë për banorët e prekur nga tërmetet. “Mbështetja jonë për rastet në nevojë nuk ka rreshtur asnjëherë. Situatën e tanishme në atdheun tonë e bashkëndjejmë sikur secili shqiptar, kudo që është.

 Ditët e fundit nuk kemi performuar, si shenjë solidarizimi me dhimbjen e të gjithë neve. Nga sot vazhdojmë me performancat tona dhe nga secila performancë e këtyre ditëve, sikur çdo herë tjetër, do të ndajmë kontribut për të gjithë vëllezërit e motrat në nevojë nga fatkeqësia e fundit! Geasy & Majk”, është shprehur Getoar Selimi.

Postimi i Getoar
Ora 17:43
Tayna ndihmon familjen Abazi, humbi dy djemtë pas tërmetit në vend

1574959926_tayna.png

Reperja e njohur Tayna ka treguar gjatë gjithë kësaj kohe solidarizimin e saj me viktimat e tërmetit në vendin tonë.

Së fundmi në emisionin NIN ajo ka shprehur se  ka vendosur që të dhurojë të gjitha paratë e grumbulluara nga koncerti i saj i ardhshëm për familjen Abazi,  e cila humbi dy djemtë e saj në tërmetin shkatërrues në Shqipëri.

Unë kam ndihmuar edhe më herët edhe pse nuk kam qejf kurrë që publikisht të tregoj për një gjë të tillë. E kam parë që nuk po interesohen shumë për familjen Abazi të Gjilanit që kanë qenë pjesë e kësaj fatkeqësie dhe kam dëgjuar po ashtu që nuk i kanë kushtet shumë të mira.

Po dua që të ardhurat e koncertit të ardhshëm t’i dedikoj te familja Abazi, përveç atyre që i kam dhuruar në Shqipëri”, ka thënë ajo.

Ajo ka bërë apel te të gjithë ata që kanë mundësi ta ndihmojnë familjen Abazi pas humbjes së dy djemve të saj të cilët kanë lënë edhe fëmijë pas.

 
Ora 17:35
Reperi Unikatil do të dhurojë të ardhurat e koncertit për banorët e prekur nga tërmeti

Edhe reperi i famshëm shqiptar Unikkatil ka shprehur gatishmëri të ndihmojë Shqipërinë pas tërmeti shkatërrimtar.

Përmes një postimi në Instagram ai është shprehur se po i dhemb zemra dhe se do t'i dhurojë për banorët e prekur nga tërmeti të ardhurat e koncertit.

“Me dhemb zemra për katastrofen që i ka ndodhë shtetit amë !! Ka me dhuru 5 franga nga çdo biletë të koncertit me 30 Nëntor për ndihmë.

Unë poashtu kom me shtu (match) 5 franga per çdo 5 franga. #MbahuNënëOmosKeFrikëSeKeDjemtNëAmerike #jeminje“, ka shkruar ai në profil.

Postimi i Unikatiit
Ora 17:22
Tërmeti në Shqipëri, Capital T me foshnjën në krahë drejt Kosovës

1574958791_capital.png

Edhe Reperi Capital T në këto momente që po kalon Shqipëria po e shfaq anën humane të tij duke qenë prezent në zonat e prekura nga tërmeti.

Pervec ndihmave me ushqime, reperi po merret edhe me strehimin e familjeve të prekura nga tërmeti, duke i dërguar në Kosovë.

Në postimin e fundit ne rrjetin social Instagram ai shihet më një foshnje ne dorë ku ka shkruar: “Na u nisëm për Kosovë”.

Përmes postimeve ai ka treguar se ka strehuar 200 persona për vetëm 40 minuta dhe përsëri do të vazhdojë në ndihmën e të tjerëve.

Foto nga autobuzi i nisur nga Durrësi në Kosovë
Ora 17:11
Futbollistët e Partizanit vizitojnë kampin e banorëve në Thumanë

Futbollistët e Partizanit përveç mbështetjes morale kanë vizituar edhe kampin e ngritur në Thumanë.

Ata kanë parë nga afër banorët e prekur nga tërmeti për t'i ndihmuar.

Gjithashtu kanë ftuar të gjithë qytetarët që dëshirojnë t'i bashkohen kësaj nisme, të dërgojnë ndihmat dhe kontributet pranë Bazës 46, ku grupimi "Ultras Guerrils" po organizon tashmë grumbullimin e ndihmave për familjet dhe të prekurit nga kjo fatkeqësi natyrore.

Postimi i Partizanit
Ora 16:18
Tërmeti në Shqipëri, klubet greke të futbollit mbështesin Shqipërinë

1574954362_gr.png

Tragjedia që ka mbërthyer Shqipërinë ka kaluar çdo kufi, sensibilizimi ka qenë i jashtëzakonshme dhe gjithëpërfshirës.

Sensibilizimi ka qenë i madh edhe në shtetin fqinj Greqinë, ku reagimi ka qenë i menjëhershëm.

Të parët që iu bashkuan dramës së popullit shqiptar ishte klubi i PAOK-ut, ku tifozët e këtij ekipi nisën grumbullimin e ndihmave për të prekurit nga tërmeti.

Pas PAOK ka qenë radha e klubit të AEK të cilët me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”, kanë shprehur solidaritetin dhe mbështetjen për Shqipërinë.

“Dhimbja e fqinjit prek shpirtrat tonë! Qëndrojmë pranë jush, qajmë për të vdekurit tuaj dhe lutemi për ju”, kanë ëshkruar ata në faqen zyrtare.

Më pas shkrime ngushëlluese bënë edhe klubet si Arisi, Iraklis, Panathinaikosi, OFI.

Postimi i AEK
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)