Shumë fytyra të ekranit tonë dhe skenës artistike kanë promovuar shfaqjen “shitësja e shkrepëseve”, e cila do të mbahet në Teatrin Kombëtar të Kukullave.
Qëllimi i vënies në skenë të kësaj shfaqjeje është që të mbledhë fonde të cilat do të shkojnë për mbështetje të Pavijonit të Kardiologjisë Pediatrike pranë QSUT-së në Tiranë.
Fushata quhet ORA, ndërsa projekti është quajtur “Zemra ime ti” dhe ndër vipat që kanë “bërë zemrën” kanë qenë Evi Reçi, Miriam Cani, Drini Zeqo, Elvana Gjata, Florjan Mumajesi, Mentor Haziri, Arjon Muça etj.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)