Virgin Galactic kaloi me sukses testing e tretë duke arritur një lartësi rekord prej rreth 22 kilometrash.
Avioni i quajtur SpaceShipTwo kishte disa kamera të montuara për të kapur çdo moment të fluturimit, madje edhe një kamera në pjesën e pasme për të filmuar shijën e tymit që dilte nga avioni.
Piloti Dave MacKay arriti të pilotojë avionin në hapsirë dhe më pas të kthehej në Tokë. Pas fluturimit ai u shpreh se kjo eksperiencë ishte një ëndërr e kthyer në realitet. Ky ishte dhe fluturimi i parë që kryente piloti për Virgin Galaxtic.
Dy aeroplanë të tjerë ndihmuan me ngritjen e SpaceShipTëo në një lartësi prej 14 kilometrash. Më pas, avioni u shkëput dhe kreu testin i cili zgjati 20 sekonda, duke kaluar shpëjtësinë e zërit dhe duke kapur shpejtësinë maksimale Mach 1.4.
Ky test shërbeu për të monitoruar veshjen termike të bishtit të avionit, si dhe kontrollin e sistemit që ndihmon pilotin për të dalë nga atmosfera.
Virgin Galactic planifikon të nisë udhëtimet në hapsirë brenda vitit 2014. Një biletë turistike pritet të kushtojë 250 mijë dollarë.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com