Reshjet e dendura kanë krijuar përmbytje jo vetëm në veri të vendit, por edhe në Gjirokastër.
Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme në lëvizjen e mjeteve nga Gjirokastra për në drejtim të kryeqytetit.
Shkak është bërë liqeni i Viroit i cili ka dalë nga shtrati duke krijuar vështirësi në aksin rrugor edhe në hyrje të qytetit. Nese vazhdojnë reshjet me të njëjtin intensitet, situata do të vijojë të rëndohet gjithnjë e më shumë.
Është e disata herë që liqeni i Viroit del nga shtrati ndërkohë që nuk është marrë asnjë masë për kontrollin e portave të shkarkimit.
e.gj/Shqiptarja.com
Komento