Virologu këshilltar i Presidentes së KE-së, Ursula von der Leyen: Pandemia e Covid sapo ka filluar

Virologu këshilltar i Presidentes së KE-së, Ursula von der Leyen: Pandemia e Covid sapo ka filluar

Pandemia e koronavirusit sapo ka filluar, por vala e dytë mund të ketë karakteristika shumë të ndryshme nga e para.

Kështu deklaroi në një intervistë për "El Pais", Peter Piot një nga virologët kryesorë në botë, i angazhuar në studimin e viruseve të reja.

Piot - tani drejtor i "London School of Hygiene and Tropical Medicine" në Mbretërinë e Bashkuar dhe këshilltar special i Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen - që në vetëm moshën 27 vjeç ndihmoi për të zbuluar Ebolën. Ai pati një takim të ngushtë me koronavirusin në fillim të këtij viti pasi u testua pozitiv.

"Tani e di se çfarë është Covid, pasi e kam njohur edhe nga brenda trupit tim. Është një këndvështrim shumë i ndryshëm dhe i dobishëm, i cili më ka dhënë shumë më tepër arsye për ta luftuar atë edhe si shkencëtar, "shpjegoi Piot për prestigjozen spanjolle "El Pais".

Si shumë kolegë të tij, ai beson se të dhënat e infeksioneve janë gjysmake. "Unë besoj se realisht në të gjithë botën janë afro 20 milionë infeksione dhe vdekjet janë shumë më tepër se ato që janë raportuar".

Piot thotë se koronavirusi është si HIV, një epidemi e heshtur por dhe shumë më tepër: Kriza më e madhe sociale në kohë paqe.

Virologu Piot gjithashtu përmes faqeve të gazetës spanjolle, na fton të mbajmë vigjilencën lartë: teksa në Europë shumë vende po rikthejnë në disa vatra të reja masat e izolimit, duhet të përgatitemi për valën e dytë.

Piot shpreson se ajo nuk do të jetë një cunami, por diçka e ngjashme me shpërthimet e reja në thertoret e Gjermanisë apo si ato në klubet e natës në Kore. Ai u shpreh se "E vërteta është se ne jemi vetëm në fillim të kësaj pandemie. Për sa kohë që ka njerëz të prirur për t'u infektuar, koronavirusi gjithmonë do të jetë një rrezik sepse i duhen qelizat tona që të riprodhohet".

Sipas virologut këshillëtar të presidentes von der leyen "Pandemia sapo ka filluar. Ajo mund të zgjasë me vite dhe ende pretendon të shkaktojë shumë viktima. Gjetja shpejt e një vaksine do të ndryshonte situatën. Shumë thonë që vaksina do të jetë gati deri në tetor, por ka më shumë të ngjarë të jetë gati në vitin 2021. Sigurisht që kjo mund të ndihmojë vërtet në mbajtjen nën kontroll të pandemisë".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari