TIRANE - Ndryshimi i herëpashershëm i temperaturave ka bërë që në urgjencën e Tiranës numri i pacientëve të rritet çdo javë e më shumë. 50 deri ne 60 janë rastet në ditë që kërkojnë ndihmën e parë në këtë urgjencë. Sipas mjekut Afrim Kastrioti, moshat më të prekura janë fëmijët dhe mosha e tretë.

“Normalisht raste shtohen gjithmonë për shkak të ndryshimit të kohës, klimës gjithmonë shtohen virozat, shtohen problemet në rrugët e sipërme të frymëmarrjes, rrufa. Në ditë mund të kemi raste 50-60 raste. Më të ndjeshëm janë fëmijët e moshat e vjetra sepse janë më të dobët nga ana imunitare”, -shprehet për televizionin A1Report mjeku Kastrioti.

Mjekët bëjnë apel për kujdes, në mënyrë që të shmangin sado pak virozat që po qarkullojnë në këtë sezon.

(Gre.M/Shqiptarja.com)