Virozat e dimrit, nutricionistja:
Si të mbroheni përmes ushqimit

Virozat e dimrit, nutricionistja:<br />Si të mbroheni përmes ushqimit<br>
E lindur në Skrapar, e rritur në Tiranë dhe e martuar në Ferizaj, Kosovë, ajo nuk denjon në asnjë moment të japë rekomandime se si të mbrohemi nga gripi duke u ushqyer në mënyrën e duhur. Diola Dosti Baftiu ishte sot në emisionin ‘Rreze Dielli’, në Report Tv, ku dha disa rekomandime si të mbrohemi nga gripi nëpërmjet ushqimeve.

Diola është padyshim një personazh mjaft i njohur dhe i dashur për publikun, jo vetëm pedagoge, ajo është një show girl, ka emisionin e saj, luan te ‘O sa mirë’ dhe ka bërë një libër.

Si mund të mbrohemi nga gripi nëpërmjet ushqimeve
Do të rekomandoja vajin e mëlçisë së merlucit. Ekzistojnë 3 lloje omega 3, të cilat gjenden te peshku dhe farat chia apo të susamit, ndaj duhet të konsumojmë 2 herë produkte deti në javë. Vitamina c është 1 ndër substancat më të pastra në botë. Kur trupi ynë është ngopur me vitaminë c, mund të kemi pak diarre, e cola na lajmëron që të ulim sasinë e marrjes së vitaminës c, por jo parandalmin e tyre.

Për sa i përket aspektit ushqimor, speci djegës, xhinxheri, hudhra , qepa ndikojnë jashtëzakonisht shumë mirë në forcimin e imunitetit. Cdo gatim në mbi 46 gradë Celsius i shpërbën enzimat, ndaj duhet që të konsumojmë ushqime sa më pak të gatuara. Unë vajzave të mia i përdor 1 herë mjaltë në hudhra, 1 herë mjaltë me qepë. Në 200 gram mjaltë, 7-8 thelpinj hudhra.

Kjo rekomandohet për fëmijët, që mund të mos e pëlqejnë hudhrën apo qepën. Të rriturit mund ta konsumojnë hudhrën siç është. Ose hudhrën mund ta konsumojmë edhe me kos. Për ju që jeni prezantues duhet të konsumoni 1 lugë mjaltë me vaj ulliri, dhe të mos konsumoni fara. Ushqimi që nuk duhet të konsumoni është sheqeri. Sheqeri pengon përthithjen e vitaminës c.

Si ia del të jesh kaq aktive në rrjetet sociale?
Është pasioni që ti ke. Kur ti e do punën mund të bësh çdo gjë. Unë i respektoj shumë ata që më shkruajnë, sepse unë kam dëshirë që të shpërndaj informacionin me aq sa kam mundësi. Ndjekësit e mi janë shumë të rëndësishëm. Unë e dua televizionin, që të tregoj Diola ça po bën, dhe ku është.

Pse vendose të bësh 1 libër?
Unë kam 1 lloj geni, sepse mami im është shkrimtare. Këtu janë nga A në Zh të gjitha sëmundjet që prekin organizmin dhe ushqimet që duhet të konsumojmë për t’u mbrojtur.

Si ia bën për ta mbajtur familjen?
Kam 1 burrë fantastik. Dardani është gjinekolog, dhe ne jemi njohur 19 vjeç. Flokët ia kam hedhur unë në tokë, sepse Dardani ka qenë 1 kaçurrels i paparë. Tani pres 1 fëmijë, jam në përfundim të muajit të 6 dhe akoma nuk e di gjininë e fëmijës, sepse ka 1 pozicion shumë të vështirë.

Jam shumë strikte në të ngrënë. Kam bërë 1 edukim të frigoriferit. Nuk ka asgjë që unë mendoj se nuk është e shëndetshme. E mbaj gjysmë bosh frigoriferin, sepse i zëvendësoj me të freskëta që i blej te tregu i fshatarëve. Sa herë që kam ngelur shtatzënë dhe kam pasur fëmijë, mua më janë hapur rrugët. Është bekim i zotit. Mendoj se fëmija mund të më frymëzojë për ide të reja.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Çështja e emrit/ Mitsotakis kërcënon Shkupin, Greqia mund të bllokojë procesin integrues të Maqedonisë së Veriut

Çështja e emrit/ Mitsotakis kërcënon Shkupin, Greqia mund të bllokojë procesin integrues të Maqedonisë së Veriut