Virozat e stinës, fluks fëmijësh në spitale

Virozat e stinës, fluks fëmijësh në spitale
FIER - Mbi 60 fëmijë në ditë i drejtohen spitalit për vizita mjekësore. Është kjo situata në spitalin pediatrik në qytetin e Fierit si pasojë e virozave të stinës. Gjatë këtyre ditëve spitali pediatrik ka pasur dyndje fëmijësh që drejtohen në pavionin e urgjencës.

Sipas mjekut Dhimitër Dhamo, ky fluks vjen si rezultat i ndryshimit të temperaturës gjatë këtyre ditëve. Problemet shëndetësore të përgjithshme për fëmijët janë temperaturë e lartë, bronko pneumoni, bark e të vjella apo bllokim të rrugës aspiratore, simptoma te astmës e të tjera të cilat në disa raste shkaktohen nga gjendja virale.

Mjeku pediatër sqaron se për këto sëmundje rreth 50-60 fëmijë në ditë i drejtohen spitalit. Gjithashtu, Dhamo i drejtohet me këshilla edhe prindërve se si të ngrohin ambientet ku rrinë fëmijët.

Mjeku deklaron se shtrimet në spital janë 24 orësh ndërsa pjesa më e madhe fëmijëve pasi vizitohen nga mjekët pediatër marrin mjekimin dhe drejtohen në banesat e tyre.

Aktualisht rreth 10-15 fëmijë janë të shtruar në spital në të gjitha repartet e këtij spitali, për shkak të gjendjes më të rëndë shëndetësore.

(ad.ti/shqptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital