Virozat e stinës, në Fier 60
fëmijë çdo ditë në spital

Virozat e stinës, në Fier 60 <br />fëmijë çdo ditë në spital
FIER- Ndryshimi i temperaturave ka shtuar fluksin e fëmijëve me probleme nga virozat e stinës. Në qytetin e Fierit, rreth 60 fëmijë paraqiten cdo ditë ne urgjencë, ndërsa rreth 20 prej tyre shtrohen në spital. Rastet vijnë kryesisht nga zonat rurale dhe komuniteti rom.

Rreth 60 fëmijë paraqiten cdo ditë në urgjencën e spitalit pediatrik në Fier, për shkak të problemeve me virozat e stinës. Sipas mjekut pediatër Dhimitër Dhamo rreth 20 fëmijë nga të gjitha rastet që paraqiten shtrohen ne spital për një trajtim 24-orësh apo edhe më shumë.

Mjekët këshillojnë që prindërit të jenë të kujdesshëm, përsa i përket një ushqyerje të mirë, kontrollit të temperaturës si dhe mënyrës së veshjes.
Rastet më të shumta vijnë nga zonat rurale si Levan, Drizë, Mbrostar dhe zona të tjera dhe i përkasin kryesisht komunitetit rom.

(kth/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga