Moti i paqëndrueshëm dhe ndryshimet stinore kanë mbushur urgjencën pediatrike me fëmijë që të cilët janë prekur nga virozat e stinës. Simptomat kryesore janë temperaturë e lartë, kollë e thatë dhe diarre.
'Është me bark dhe me të vjellë. Ka rreth 3 ditë. E vizitova tek doktori i lagjes, më dha shurup, por nuk i ka kaluar fare.'- u shpreh një prind.
'Është me të vjella dhe po i bëjnë serum. Ka pas kollë, grip, temperaturë.'- tha një tjetër.
Mes tyre ka dhe pacientë të cilët kanë shfaqur simptoma alergjie nga poleni i luleve.
'Tip alergjie, mbase dhe nga lulet.'- tha një pacient.
Mjeku pediatër Bektash Madri thotë se vetëm në qendrën shëndetësore NR 10 bëhen në ditë deri 20 konsulta në ditë dhe më të prekurit janë fëmijët 1- 7 vjeç.
'Luhatja e temperaturave na sjell ata që quhen nazofaringitet ose ata që quhen ftohje të zakonshme, të cilat shoqërohen nga sekrecione nga hundët shpeshherë të teshitura, dhimbje grykësh, temperaturë që shkon 37-38 deri në 38 e gjysmë. Edhe alergjitë, personat që janë me imunitet të kompromentuaar siç janë asmatikët. Shfaqen në këtë momente. Kanë të teshtitura, skuqje të syve , skuqje të trupit'- tha Bektash Madri mjek pediatër.
Duket se Covid 19 i ka lënë vendin virozave të stinës, dhe doktor Madri jep disa këshilla.
“Në institucionet parashkollore , në shkolla, në qendrat tregtare e vetmja këshillë që mund t’u jap është higjiena domethënë po mbajte duart pastër, po nuk konsumove ushqime me duar të palara , po nuk preke në çdo moment pjesë të fytyrës mund të shmangësh marrjen e një virusi të mundësh stinor.”
M.Q./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
8%
-
Pak
12%
-
Aspak
80%
Vota total: 25
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mjeku Edmont Puca: Si të rrisim imunitetin në sezonin e virozave, a duhet të përdorim suplemente apo ushqime të pasura me këto vitamina?
27 Tetor 2024, 15:00
-
Lezhë/ Bashkë me vjeshtën vijnë virozat, fluks në urgjencë! Pediatri tregon shenjat që nuk duhen neglizhuar tek të vegjlit
25 Shtator 2024, 16:35
-
Kujdes nga virozat, pishinat dhe merimanga e zezë! Mbi 100 fëmijë çdo ditë në Pediatrinë e Elbasanit! Flasin mjekët (video)
2 Korrik 2024, 16:20
-
Fluks në spitalet e vendit/ 300 fëmijë në ditë në pediatri! Apeli i Mjekes: Vaksinohuni ndaj gripit
24 Janar 2024, 12:28
-
Gripi/ Fluks në urgjencën e Gjirokastrës! Mjekja: Disa të moshuar janë shtruar në spital me komplikacione
19 Janar 2024, 16:06
-
Mbi 13 mijë të prekur nga gripi e virozat në javë! Ekspertët: Ka një trend në rritje, por jemi larg epidemisë! Ja simptomat
15 Janar 2024, 16:23
-
Gripi mbush urgjencën e Fierit, mjeku: S’ka vend për panik! Ja masat që duhet të merrni
15 Janar 2024, 14:29
-
Gripi prek masivisht fëmijët dhe të rriturit në Elbasan, qindra persona çdo ditë në urgjencë! Pediatrja: 100 të mitur vizitohen çdo ditë, 45 të shtruar
10 Janar 2024, 19:34
-
Virozat e stinës, fluks i shtuar në spitalin e Beratit, mjekët: Kemi mbi 130 vizita në ditë në urgjencë dhe 100 në pediatri! Rastet e rënda i çojmë në Tiranë
9 Janar 2024, 15:22
-
VIDEO/Çaste lumturie për fëmijët e pediatrisë së Vlorës, suprizohen nga ‘babagjyshët’ e Kërkim Shpëtimit Malor
27 Dhjetor 2023, 19:32
-
Punimet për Pediatrinë e Tiranës drejt fundit të fazës së dytë, Rama: Shumë shpejt shërbim më cilësor për pacientët e vegjël
19 Dhjetor 2023, 11:04
-
Fluks i shtuar në Pediatrinë e Tiranës, Ministria e Shëndetësisë: 4 qendra shëndetësore do të jenë në shërbim 24 orë
13 Dhjetor 2023, 10:37