Virozat e stinës,mjekja:Shkoni
tek mjeku i lagjes në fillim

Virozat e stinës,mjekja:Shkoni<br />tek mjeku i lagjes në fillim
Mungesa e besimit tek mjekët e lagjeve kanë sjellë edhe numrin e lartë të vizitave tek urgjencat e Qëndrës Spitalore Unversitare.

Doktoreshë Bruna Shiroka, mjeke në qëndrën numër 3 ka sqaruar për mikrofonin e Report Tv arsyen e mbipopullimit artificial të urgjencave të spitalit.

''Ndoshta është çështje kredibiliteti, një prind me një fëmijë të sëmurë mendon që vetëm spitali ofron zgjidhje. Në fakt spitali është por është për problematika të cilat nuk zgjidhen brenda shërbimit shëndetësor parësor. Pediatri që e ndjek fëmijën është shumë më i vlefshëm sesa një mjek në shërbimin e urgjencës që ka një fluks të jazhtëzakonshëm'', u shpreh doktoresha. 

bruna shiroka

Në fakt, qendrat mjekësore të lagjeve, përveçse kanë orarin zyrtar nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 8 të mbrëmjes, ato njohin edhe shërbimin 24 orësh.

Por pavarësisht kësaj qytetarët sërish i drejtohen urgjencave duke menjanuar mjekun e lagjes.
 
Në këtë stinë, ku virozat janë prezentë dhe nuk kursejnë as fëmijët dhe as moshat e treta, këshilla e doktoreshë Shirokës është vizita tek mjeku që në hapat e para të sëmundjes.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit