“Me rënien e temperaturave është rritur numri i fëmijëve që vijnë në pediatri. Numri varion nga 70 deri në 100 fëmijëve në ditë. Masat që duhet të merren është kujdesi në të ushqyer, nuk duhet të konsumojnë ushqime të paketuara. Ajo që më bën përshtypje mua këtu është mbiveshja që i bëhet fëmijëve këtu. Prindërit sapo ndryshojnë pak temperaturat i veshin më shumë se ç’duhet.”, tha Yzeiri.
Sipas shefes së pediatrisë në Fier një problem që është i vjetër në këtë spital është mungesa e mjekëve pediatër të përgjithshëm. Aktualisht janë 6 mjekë gjë e cila e vështirëson punë dhe përballimin e situatës nga fluksi i krijuar.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
